U vetëdorëzua 5 ditë më parë, policia ‘harron në komisariat’ Elvis Sejdon, gjykata e liron pasi kalon afati i dhënies së masës së sigurisë

U vetëdorëzua 5 ditë më parë, policia ‘harron në komisariat’ Elvis Sejdon, gjykata e liron pasi kalon afati i dhënies së masës së sigurisë

Elvis Sejdo

Elvis Sejdo, 20-vjeçari që shihni në këtë foto, dy muaj pasi ishte shpallur në kërkim me vendim të Gjykatës së Tiranës si bashkëpunëtor në një grabitje në zonën e Selitës në Tiranë, vendosi t’i vetëdorëzohet drejtësisë. I riu, u paraqit në Policinë e Tiranës të hënën e 10 tetorit, në pritje të caktimit të masës së sigurisë. 

Por, Sejdo u harrua në qelitë e komisariatit për pesë ditë me radhë, duke tejkaluar të gjitha afatet që përcakton Kodi i Procedurës Penale, për rastet e arrestimeve, të cilët duhet të dalin para gjykatës brenda 72 orësh nga prerja e fletë arrestit. Elvis Sejdo, u la i lirë këtë të shtunë me vendim të gjyqtarit Ardit Mustafaj, i cili konstatoi se ishte tejkaluar afati. Prokuroria e Tiranës kërkoi lënien në burg të 20-vjeçarit, pork jo u kundështuar nga avokati mbrojtës i të riut, Sokol Tahiraj, i cili ishte i pari që ngriti shqetësimin në gjykatë për tejkalim të afateve për dhënien e masës së sigurisë. 

Në seancën për caktimin e masës, prokurori deklaroi se dokumentacionet e rastit i kishin mbërritur me vonesë, duke deleguar fajin te Policia e Tiranës. Praktikisht, sot, gjykata la të lirë duke e lënë në 'arrest shtëpie' një person që dyshohet të jetë i përfshirë në grabitje me dhunë, për faj të moskoordinimit në kohë të institucioneve. Një i ri që mund të rezultojë i rrezikshëm nesën në rrugë, është sot i lirë me vendim gjykate.

Por, për cilën ngjarje ishte shpallur në kërkim Elvis Sejdo?

Në datën 8 gusht të këtij vitu, Kevin Zekës iu grabitën nën kërcënimin e armës 1450 euro dhe biçikleta. Ngjarja ndodhi në zonën e Selitës, pranë një qendre tregtare. Grabitja nisi me fjalët: “Jam i antidrogës, ku i ke lekët?”. Pas denoncimit të Zekës policia arriti të arrestonte Sebastjan Ogiçin, Ruzhdi Thomasin e Marjus Fejzullahun, teksa në kërkim për ngjarjen u shpall edhe Elvis Sejdo. Në dëshminë që në atë kohë siguroi Report Tv, viktima Kevin Zeka deklaroi se sapo doli nga puna e ndaloi Sebastjan Ogiçi bashkë me një tjetër dhe e kanë kërcënuar me armë. Pas denoncimit në polici nga Zeka, u arritën të sekuestrohen paratë a bashkë me biçikletën e vjedhur.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja