SHKODER- 39 vjeçarja Alma Arrazi që u vetëmbyt në lumin Bunë bashkë me 3 fëmijët e saj si pasojë e dhunës dhe tradhtisë së bashkëshortit u varros në qytetin e Durrësit, aty ku prehet nëna e saj.

Mes lotësh dhe dhimbjes ceremonia mortore për Alma Arrazin u zhvillua në orën 12:00 në Durrës, ndërsa homazhet për të u mbajtën në Kamëz. Për ta përcjellë në banesën e fundit, të pranishëm ishin pak njerëz, ndërsa familja e saj, babai, motra dhe vëllai ishin aty.

Kurse 3 fëmijët e saj do të prehen në varrezat e qytetit të Shkodrës pranë familjes së të atit shumë kilometër larg nga nëna e tyre. Ceremonia mortore për to u zhvillua në të njëjtën orë me Almën, ndërsa Erdgys Arrazit i cili po mbahet në paraburgim për shkaktim të vetëvrasjes, nuk iu aprovua kërkesa që të marrë pjesë në funeralin e vajzës 7 vjeçe dhe djalit 3 vjeçar. Prokuroria e Shkodrës dha aprovim për kërkesën e Arrazit, nderkohë që policia e Shkodrës dhe Drjetoria e Burgjeve e kanë refuzuar. Arrazi nuk u lejua as në ceremonië mortore të vajzës 9-vjeçare që u zhvillua dy ditë më parë.

Azem Bushati, babai i të ndjerës Alma u betua një ditë më parë, se të bijën do ta varrosë pranë nënës së saj. ‘Sa të jem gjallë unë goca ime nuk varroset atje (në Shkodër)’,  u betua Azemi. Familjarët, këmbëngulën që vajza e tyre, të mos kishte varrin në Shkodër, për shkak se vdekja i erdhi prej të shoqit, Erdgysit.

39-vjeçarja u hodh nga ura e Bunës bashkë me fëmijët mbrëmjen e 2 Majit. Ngjarja tragjike u zbulua kur u gjet rastësisht nga një peshkatar trupi i vajzës së parë, ndërsa trupat e tjerë u gjetën pas 3 ditë kërkimesh nga polumbarët. Tragjedia e familjes Arrazi dyshohet se është pasojë e dhunës psikologjike dhe tradhtisë bashkëshorte. Në akuzë, si shkaktar i vetëvrasjes është bashkëshorti i të ndjerës, Erdgys Arrazi u la pas hekurave një ditë më parë nga Gjykata e Shkodrës ku para togave të zeza, u shfaq në gjendje të rënduar psikologjike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:47
Përcillet për në banesën e fundit Alma Arrazi, varroset pranë së ëmës në Durrës

1715163224_trupiialmaarrazit.jpg

Familja Bushati i ka dhënë lamtumirën e fundit Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëflijua në lumin e Bunës me 3 fëmijët e saj të mitur. Në varrimin që u bë në Durrës, morën pjesë shumë pak njerëz. Babai, motra dhe vëllai ishin aty për ta përcjellë në banesën e fundit, të renë e cila në kushte depresioni ndërmori aktin e rëndë duke mbytur veten dhe tre fëmijët e saj. Ajo do të prehet pranë nënës së saj.

Ora 10:37
U hodh në Bunë me fëmijët, mjeku psikiatër: Alma Arrazi s'kishte probleme të shëndetit mendor! Para dy vitesh mori shërbim për ankth, s'u trajtua

Mjeku neuro-psikiatër, Gjon Preçi, njëherësh shef i shërbimi të psikiatrisë komunitare, ka deklaruar se Alma Arrazi që u vetëmbyt në Bunë bashkë me 3 fëmijët, nuk rezulton që të ketë pasur probleme të shëndetit mendor, ashtu siç pretendojnë bashkëshorti Erdgys Arrazi dhe familjarët e tij.

Në reagimin e tij ai nënvizon se vizita e fundit me të ndjerën ka qenë para dy vitesh kur ajo  ka marrë shërbim mjekësor për çrregullim të humorit dhe për ankth. Siç nënvizon Preçi mjekimi që ka marrë e ndjera nuk ka qenë i karakterit të një sëmundshmërie kronike, prandaj ajo nuk është regjistruar si paciente për t’u trajtuar.

"Alma nuk ka qenë paciente me probleme të shëndetit mendor. Para pak vitesh ka marrë shërbim për çrregullim të humorit me ankth. Nuk ka qenë paciente me probleme madhore psikiatrike se po të ishte e tillë do ndiqej nga ne dhe do kishte kartelë dhe do trajtohej. Ajo ka marrë një shërbim për një problem të caktuar siç mund të marrë çdo kush dhe nuk ka qenë paciente kronike me probleme madhore të shëndetit mendor”.

Sipas tij Alma Arrazi, nuk ka qenë paciente me probleme madhore psikiatrike prandaj nuk ka pasur karteë, por nga ana tjetër thekson se nuk ka dijeni sesi ka qenë ecuria e saj në dy vitet e fundit. Nga shërbimet mjekësore, mjeku thotë se nuk është konfirmuar se Alma mund të ketë pasur probleme që e çuan në atë të ndërmerrte vendimin tragjik të vetëflijimit bashkë me fëmijët.

“Patjetër që ka gjithmonë zhvillime të papritura por dy vjet më përpara që kam pasur një kontakt më të nuk e di se si janë zhvilluar gjërat tek ajo dhe nuk është konfirmuar nga shërbimet tona se mund të ketë pasur probleme që e kanë çuar drejt atij vendimi. Para dy vitesh ka marrë shërbimin e fundit dhe këtë ma kanë kujtuar familjarët sepse unë nuk e mbaj mend si paciente. Mjekimi që ka pasur nuk ka qenë i karakterit të një sëmundshmërie kronike. Duhet që të kalojë një periudhë e caktuar që një person të quhet kronik.

Nëse ka ankth, pagjumësi apo të tjera si këto dhe fakto se ka një recetë nuk presupozohet se ka qenë me një paaftësi të rëndë rreziku për veten apo të tjerët. Në gjithë botën tentohet t’i fshihet dokumentacioni zyrtar për një shërbim të caktuar kur nuk është kronik, kjo edhe nga rreziku i stigmatizimit në shoqëri ku mund ti thonë ik se je i marrë, apo e marrë. 50% apo 60% e rasteve nuk dokumentohen në gjithë botën dhe kjo është statistikë. Ne i regjistrojmë në raste të tjera kur kërkojnë të punësohen, për një biznes apo kërkesa të tjera atëherë ne i themi prit se ka këtë kusht. Natyrisht që palët paraqesin në gjykatë dokumente që mendojnë se vlejnë”, shtoi ai.

Në reagimin për mediet, Mjeku neuro-psikiatër tregon se është telefonuar edhe nga prokurori i çështjes të cilit i ka sqaruar gjithashtu se e ndjera nuk është regjistruar dhe trajtuar prej tyre përveç vizitës që ka kryer dy vite më parë.

“Kam pasur një telefonatë nga prokurori dhe i kam thënë më jep kohë sa ta sqaroj dhe në bisedat me stafin tim nuk është konfirmuar si person i regjistruar dhe i trajtuar nga ana jonë dhe ja kam dhënë këtë përgjigje", tha mjeku.

Ora 10:05
Tragjedia në Shkodër/ Erdgys Arrazi kërkon leje për të varrosur dy fëmijët, Prokurori jep pëlqimin, policia refuzon ta lirojë! 'Burgjet' pa përgjigje

1715155779_ooooo.JPG

Erdgys Arrazit, bashkëshorti i të ndjerës Alma Arrazi ka kërkuar leje nga Drejtoria e Burgjeve për të marrë pjesë në varrimin e 2 fëmijëve të tij të cilët u mbytën në lumin Buna së bashku me nënën e tyre dhe motrën 9 vjeçare. Teksa prokurori ka dhënë pëlqimin, kërkesa e Erdgysit është refuzuar nga policia e Shkodrës ndërsa nga Drejtoria e Burgjeve nuk ka ende një përgjigje. Ai ndodhet në paraburgim nën akuzë për shkaktim të vetëvrasjes.