U vonua ambulanca? Spitali i Fierit nxjerr blof Berishën për denoncimin e tij

 U vonua ambulanca? Spitali i Fierit nxjerr blof Berishën për denoncimin e tij

Ditën e sotme ish-kryeministri, Sali Berisha publikoi një status në rrjetet sociali duke hedhur akuza mbi spitalin e Fierit ku shkruhej se ata nuk i kishin ardhur në ndihmë një të moshuari. Ky shkrim i Berishës më pas u bë lajm në portale. Duke marrë shkas nga kjo dhe nga akuzat e hedhura ndaj tyre ka reaguar Spitali Rajonal i Fierit duke thënë se ata kanë ndërhyrë ndryshe nga sa shkruante Berisha.

Berisha shkruante se për shkak se ambulanca nuk erdhi vdiq një pacient por e vërteta është ndryshe. Siç raporton dhe Spitali Rajonal i Fierit ambulanca ka mbërritur për tetë minuta në vendngjarje dhe jo siç thotë Saliu.

"Nisur nga rasti i publikuar në rrjete sociale lidhur me një vonesë të pretenduar të autoambulancës për ti dhënë ndihmën një pacienti, Spitali Rajonal Fier sqaron se:

Sapo është marrë thirrja me anë të një telefonate në numrin e 127 në orën 11:54, një autoambulancë me mjekë dhe infermierë është nisur menjëherë, vetëm 1 minutë pas njoftimit, dhe ka mbërritur pranë vendit ku ndodhej i moshuari në orën 12:02.

Menjëherë pacienti N. RR është transportuar në Spitalin Rajonal Fier, në prani edhe të forcave të policisë. Në orën 12:20 është konfirmuar mbas ndërhyrjeve reanimatore nga reanimatori diagnoza Ekzitus.

Një fakt i tillë konfirmohet edhe nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, e cila bën me dije gjithashtu se të gjitha thirrjet për ndihmë janë të rregjistruara në sistem, të cilave u përgjigjen në kohë nëpërmjet flotës së zgjeruar me autoambulanca duke bërë të mundur dhe shkurtimin e kohës së mbërritjes në destinacion." shpjegon spitali i Fierit


Ndërsa Berisha shkruante:

Vdes ne mes te qytetit pa asnje ndihme mjeksore! Ne narkoshtet nuk ka urgjence per qytetaret! Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital! sb

"Jemi shokur Doktor, Pensionisti ne kete gjendje ka qendruar per gjysem ore. Ambulanca nuk u duk. Personi ne fjale nderroj jete tek muri i Postes Fier. Keqardhje!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim