ITALI- Policia italiane ka arrestuar një 32-vjeçar shqiptar, të identifikuar si Arben Çepele, i cili në bashkëpunim me një person tjetër plagosi një kineze në studion e tij.
25-vjeçari me origjinë kineze ka marrë një goditje në gjoks, e cila i ka prerë aortën. I riu aktualisht ndodhet në i shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Por si lindi debati mes tyre?
Shqiptari së bashku me kinezin dhe dy italianët e tjerë kishin vendosur të formonin një shoqëri për riciklimin e mbeturinave. Por gjithçka kishte nisur keq pasi kinezi kishte ardhur 2 orë më vonesë në takim. Më pas kishin pasur edhe mosmarrëveshje të tjera lidhur me krijimin e kompanisë.