ITALI- Vrasja e Brunilda Hallës në Itali një ditë më parë ka një autor dhe ai është një 28-vjeçar, i cili sipas mediave italiane ishte me probleme mendore. Autori është ndaluar dhe sipas hetuesve, nuk ka një motiv pasi viktima me autorin nuk kanë pasur asnjë lidhje më herët.
"Vrasja ka qenë rastësorë", thonë hetuesit. Kjo sepse nga këqyrja e kamerave të sigurisë, autori shfaqet teksa ecën në rrugë, kalon kryqëzimin, sheh gruan dhe ndalon, kthehet pas dhe e sulmon, 37 vjeçarën, e martuar dhe nënë e dy fëmijëve.
Nga sa raportohet, autori e ka goditur 6-7 herë më thikë 10 cm, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Ngjarja ndodhi një ditë më parë rreth orës 13:00, në kryqëzim të rrugës Firenze dhe Tenente Alessandrello.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:41
Itali/ Vrau shqiptaren para shkollës së të birit, dalin fotot e autorit me thikë në dorë
Mediat italiane kanë publikuar foto të autorit 37-vjeçar, i cili vrau një ditë më parë shqiptaren Bruna Halla para shkollës së djalit. Në foto duket autori me thikë në dorë duke u larguar nga vendi i ngjarjes pasi e qëlloi disa herë shqiptaren. Halla ka lënë pas dy fëmijë, ndërsa është bër i mundur arrestimi i autorit.
“Tre imazhe tronditëse. Ai që i afrohet dhe më pas, pasi e ka goditur me thikë, ia mbath. Falë këtyre fotove, 28-vjeçari i dyshuar si autori i vrasjes së Brunilda Halla, 37-vjeçares me origjinë shqiptare, u identifikua dhe u rrëfye në kazermën e Vittoria”, shkruan Corriere Della Sera.