Ky është 33-vjeçari Alfons Kola nga fshati Kallmet i Lezhës, i cili u sulmua për vdekje në Breshia të Italisë nga bashkëfshatari i tij Petrit Gega. Ngjarja ndodhi në 1 qershor ndërsa trupi i viktimës ka mbërritur ne Shqipëri dhe do të prehet të dielen e 11 qershorit në vendlindjen e tij Kallmet. Familja e viktimes dhe autorit të dyshuar te ngjarjes, jetonin në të njejten lagje dhe kishin marrëdhenie të mira, ndërsa motivet e krimit të rëndë që ka tronditur të gjithë fshatin mbeten ende të paqarta.

Autori nuk ka pranuar të rrëfejë asgjë para kamerave lidhur me motivin që e shtyu të kryente ngjarjen e rëndë. Dëshmitarët thanë se 52 vjeçari Petrit Gega kishte ndjekur me thikë në dorë viktimën dhe pasi e sulmoi, u largua nga vendi i ngjarjes për t’u arrestuar një orë më vonë nga policia.

Kamerat filmuan vrasjen
Kamerat e sigurisë së rrugës Santa Maria kishin filmuar të gjithë skenën e sherrit të ndodhur mes dy lezhjanëve. Fillimisht mes viktimës Alfons Kola dhe autorit Petrit Gega ka pasur një debat verbal më pas ka ardhur goditja me thikë. 33 vjeçari humbi jetën në spital për shkak të plagëve me thikë ndërsa autori, i cili punonte si murator në Itali u arrestua një orë më vonë në banesën e tij ku jetonte me familjen.