U vra në ‘Don Bosko’ se vodhi kokainën mes bananeve në Romanat? Imeraj: S’e kemi pistë hetimi

Vrasja e Erion Çelës në “Don Bosko” mund të ketë lidhje me 119 kilogramë kokainë në kontejnerët me banane që erdhën nga Ekuadori në Shqipëri dhe u kapën në Tiranë. Dyshimet janë se Erion Çela që u vra me 4 janar në një lokal në Tiranë, vëllai i tij Blerimi dhe daja Edmond Crroj, që mbetën të plagosur, të ishin personat që ndaluan kontejnerët me banane në Romant pasi kamioni kaloi i pastër në Portin e Durrësit. Ky dyshim lindi për shkak të se grupi hetimor që po heton atentatin në “Don Bosko” po lidh të shkuarën e Edmond Crrojit për trafik droge në Itali me kokainë e kapur në Tiranë, ndërsa vetë prokuroria thotë se nuk ka ende prova për lidhjen e dy ngjarjeve.

Report Tv pyeti drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj për këto dyshime, e cila tha se deri më tani kjo lidhje nuk është një pistë hetimi.  

“Ne fakt policia dhe prokuroria ka qenë e angazhuar ne kuadër te hetimeve intensive, ne nuk mund te flasim paraprakisht nëse kanë lidhje ngjarjes pasi nuk e kemi këtë pistë hetimi, ju si gazetarë në terren mund të keni të dhëna të tjera, kur të kemi diçka konkrete për zbulimin e ngjarjeve të tilla do jemi transparent”, u përgjigj kryeprokurorja e Tiranës.

Dyshimet, ende të pakonfirmuara nga Prokuroria, e cila do deklarojë më tej nëse ato faktohen, janë që daja Edmond Crroj me nipërit Erion dhe Blerim Çela të kenë vjedhur një pjesë të kokainës nga kontejneri me banane ku u gjetën mbi 119 kg. Episodin e denoncoi shoferi i kamionit, pasi u ndalua nga persona të maskuar dhe të armatosur, që kontrolluan kamionin, por sipas tij u larguan pa marrë gjë. Ai nuk njoftoi policinë për këtë ngjarje, por kompaninë me arsyetimin se “autorët e kërcënuan se do i vrisnin familjarët”.

Kontejnerët me banane ndaluan tranzit në Itali ku u konstatua mungesa e disa arkave me banane, brenda të cilave dyshohet se ka pasur kokainë që është marrë nga trafikantët në shtetin fqinj. Hetimet po vijojnë për të kuptuar për kë mbeti në kontejner sasi prej 119 kg kokainë që erdhi në Tiranë, ndërsa në Portin e Durrësit u arrestuan një agjent i AKU dhe një doganier, që dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos konstatuar kokainën në skaner.

1641554100_erioncelablerimdheEdmondXrroj.jpg

 

Viktima Erion Çela dhe të plagosurit Blerim Çela dhe Edmond Crroj

 

I.K/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja