Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes.

Familja e efektivit ka kërkuar që i ndjeri të mos varroset në varrezat e dëshmorëve sic e parashikon statusi për dëshmorët e atdheut por në fshatin e tij.

Kërkesa e familjes vjen për shkak se kanë patur dhe një djalë tjetër që ka qenë efektiv dhe qe ka humbur jetën si pasojë e një sëmundjeje.

Familja ka kërkuar që të dy djemtë të prehen pranë njeri tjetrit. Varrimi i Enea Mekollit do te behet në orën 14 të ditës së premte, ndërsa homazhet do të mbahen në orën 12 në Pogradec.


Lajmi kryesor:

Maliq/ Polici vritet në krye të detyrës, plagoset kolegu! Autori i fshehur në stan hapi zjarr me kallash, i shpëtoi 4 herë RENEA-s! (VIDEO)