Berat/ U vra nga babai dhe u gropos, përcillet për në banesën e fundit Anxhelina Petro (VIDEO)

Është përcjellë sot për në banesën e fundit, Anxhelina Petro, 29-vjeçarja që u vra barbarisht nga babai i saj, Aleko Petro. Trupi i 29-vjeçares doli në orën 11:00 nga banesa e nënës së Anxhelinës dhe kortezhi kaloi në këmbë drejt varrezave të Suelasit në dalje të Beratit. Në ceremoninë mortore, ndodhej edhe motra e Anxhelinës, Klea, e cila mbante në duar fotografitë e të motrës.

Anxhelina Petro, 29 vjeçe, nga Berati u vra barbarisht nga babai i saj, Aleko Petro, natën e ndërrimit të viteve në shtëpinë e tij në Korfuz. Pas vrasjes, i ati e groposi vajzën në oborrin pas shtëpisë, ndërkohë që në një rrëfim për mediat greke ai shprehu pendim për ngjarjen e rëndë dhe tha se për të qetësuar shpirtin e vajzës “më varni në mes të Korfuzit”.

Anxhela Petro dhe i ati që e vrau

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt