-
Pesë shqiptarë viktima të krimit në familje në 2 javët e para të 2019
Në 2 javët e para të vitit 2019 pesë persona kanë humbur jetën nga krimi në familje. Në Ballsh, burri vrau gruan dhe motrën e saj, në Greqi babai vrau vajzën, ndërsa sot në Tiranë dhëndri ekzekutoi me armë zjarri vjehrrën dhe vjehrrin.
14 Janar 2019, 08:23 -
U vra dhe u gropos nga babai, flet i dashuri afgan i Anxhelina Petros: 1 javë më parë i propozova për martesë, e dhunonte edhe xhaxhai
I dashuri i Anxhelina Petros, 30-vjecari afgan që është ende i paidentifikuar nga mediat greke, flet sërish për lidhjen e tij me shqiptare. I riu thotë se kishin planifikuar të martoheshin. Ai tregon se Anxhelina kishte përballuar një tirani të madhe.
8 Janar 2019, 11:26 -
“Baba po iki, të dua shumë”/ Flet shqiptari që vrau të bijën në Greqi: Më varni që të qetësohet shpirti i vajzës, s'e dija për afganin
Aleko Petro ka treguar të gjithë kronologjinë e vrasjes së të bijës me shufër hekuri natën e ndërrimit të viteve në Korfuz të Greqisë. 52-vjeçari ka rrëfyer se pas vrasjes e varrosi në oborrin e banesës përkohësisht pasi “Nuk doja ta lija jashtë e a hanin kafshët”. Ai u akuzua se vrau të bijën, pasi ishte kundër lidhjes së saj me një të ri afgan, por Aleko Petro e mohon. “Nuk dija asgjë për lidhjen e saj me djalin nga Afganistani. Ato ditë e mësova”.
7 Janar 2019, 17:30 -
Horrori në Greqi/ Babai vrau të bijën, nëna: Hetoni nëse është përdhunuar para vrasjes
Kërkesa e mamasë, Xhezmije Hoxhallarit, i është bërë e ditur prokurorisë nga avokati i saj. Ajo kërkon hetim të plotë ndaj vrasjes të së bijës në mënyrë makabre nga i ati pasi ishte kundër lidhjes së saj me një të ri afgan.
6 Janar 2019, 10:05 -
Dhuna në familje, Anila Hoxha në 'Repolitix': 15 gra u vranë gjatë 2018-ës
Gazetarja e kronikës së zezë, Anila Hoxha, në studion e "Repolitix" në Report Tv tha se gratë duhet të denoncojnë pa hezituar dhunën në familje, përpara se pasojat të jenë tragjike. 15 gra kanë humbur jetën gjatë vitit 2018, tha Hoxha, një pjesë e të c
4 Janar 2019, 23:02 -
Vrasja e grave, sociologu Edmond Dragoti: Si ta dalloni një person të prirur për dhunë në familje
Edmond Dragoti, i ftuar në emisionin Repolitix, rendit shkaqet që çojnë në dhunë dhe krime në familje, por edhe karakteristikat e një personi të prirur për dhunë ndaj gjinisë femërore.
4 Janar 2019, 22:55 -
Vrasja e grave në fokus të 'Repolitix'/ Sociologu Dragoti: Si të dalloni një person të prirur për dhunë në familje
Emisioni i parë i Repolitix për vitin 2019-ë kishte në fokus gratë si viktima të dhunës në familje. Në Ballsh u vra nga bashkëshorti një nënë e 2 fëmijëve. Ndërsa në Korfuz, ishte babai një emigrant shqiptar ai që vrau vajzën e tij. Në Repolitix të ftuar ishin Edmond Dragoti, sociolog, Klodeta Dibra, pedagoge në UT, Edlira Çepani, aktiviste e të drejtave të njeriut si dhe Anila Hoxha, gazetare e ‘’Top Channel’’.
4 Janar 2019, 21:16 -
Flet i dashuri afgan i shqiptares që u vra nga i ati në Greqi, mjeku ligjor: Goditjet ishin brutale
Mjeku ligjor Chrysavgi Koussi në një prononcim për mediat greke e cilësoi si brutale dhe të pamëshirshme vrasjen. Ai tha se Aleko Petro e goditi vajzën e tij me shufër hekuri disa herë në kokë duke e lënë të vdekur. I riu afgan u shpreh se Anxhelina Petro kishte 15 vite që nuk e takonte nënën e saj dhe i vetmi njeri që kishte ishte i ati.
4 Janar 2019, 09:48 -
'E kërkuan që të dilte'/ Flet monstra që vrau dhe groposi të bijën: Debatuam, s'doja ta bëja
Aleko Petro është 52-vjeçari shqiptar që vrau të bijën 28-vjeçare, Anxhelina Petro në Korfuz, Greqi, pse ajo po dilte nga shtëpia në orët e mbrëmjes pasi e kishin marrë në telefon. Ai thotë se nuk donte ta vriste, por gjithçka ndodhi pas debatit. Reagon edhe nëna e vajzës e cila jeton në Berat, ku apelon për drejtësi si dhe kërkon që t'i kthejnë turpin e të bijës.
3 Janar 2019, 22:30 -
Babai vrau të bijën dhe e groposi në kopshtin pranë shtëpisë në Greqi, nëna: Vajzën s'e shihja prej 12 vitesh (VIDEO)
Report Tv ka kontaktuar me nënën e vajzës, Xhezmije Hoxhallari e cila shprehet se Anxhelinën nuk e shihte prej 12 vitesh, ndërsa me të bisedonte në telefon. Apeli i saj është t'i kthejnë trupin e vajzës dhe drejtësia të dënojë ish-bashkëshortin për krimin makabër që tronditi opinionin publik në Greqi dhe Shqipëri.
3 Janar 2019, 18:31 -
Horror në Greqi, nuk pranoi lidhjen me afganin, shqiptari vret dhe varros vajzën në oborr
Një krim në familje ka tronditur Korfuzin në ditët e para të Vitit të Ri. Një shqiptar nga Berati, emigrant në Greqi ka vrarë vajzën e tij duke e goditur me shufër hekuri në kokë dhe më pas e ka varrosur në oborrin e shtëpisë, pasi ishte kundër lidhjes së saj me një afgan. Ngjarja është zbuluar pas denoncimit të afganit, ndërsa pas disa orësh në pyetje shqiptari ka pranuar gjithçka. Ngjarja e rëndë ka tronditur Korfuzin.
3 Janar 2019, 07:35