Merushe Hazizi, 30-vjeçarja e cila u vra mizorisht një ditë më parë nga babai i bashkëjetuesit, do të përcillet sot për në banesën e fundit. E reja, nënë e 3 fëmijëve, do të prehet në varrezat pranë familjes së saj.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në fshatin Vidhishtë në Roskovec të Fierit, ku 61-vjeçari Xhevair Hoxha goditi me thikë për vdekje Hazizin vetëm për faktin se ai ishte kundër lidhjes së saj me të birin, Fatjonin.

Merushe Hazizi dhe Fatjon Hoxha kishin 3 vite që bashkëjetonin, marrëdhënie që kishte sjellë konflikte të vazhdueshme në familjen Hoxha. 61-vjeçari nuk e pranonte lidhjen e të birit me të renë, kjo sepse ajo kishte qenë e martuar dhe kishte 3 fëmijë nga martesa e parë, që janë nën kujdestarinë e ish-bashkëshortit.

Vrasja e Merushe Hazizit ka qenë një krim i paralajmëruar, ku familjarët e 61-vjeçarit deklaruan dje se ai kishte thënë disa herë se do t'i vriste të dy, bashkë me djalin.

Pas konflikteve të vazhdueshme, Xhevair Hoxha mori dje thikën dhe la të vdekur në vend nusen e djalit, e më pas u vetëvarë në një pemë pas shtëpisë së tij.

1649839889_xhevahirhoxha.jpg

Merushe Hazizi dhe autori Xhevahir Hoxha