U vra në Francë/ Përcillet në banesën e fundit në Berat Brunilda Kovaçi! Mungojnë në varrim 2 vëllezërit e burgosur, njëri tenton vetëvrasjen

BERAT - Rreth tre javë nga masakrimi në Francë, ka mbërritur pranë familjarëve në Berat trupi i pajetë i Brunilda Kovaçit, 37-vjeçares që u vra  mbrëmjen e Krishtlindjes.

Familjarë dhe të afërm u mblodhën për t'i dhënë lamtumirën Brunildës, nënës së tre fëmijëve.

Nëna e saj, Fatime Kovaçi, e veshur me të zeza i ka bërë apel shtetit të lejojë dy djemtë që i ndodhen në burg, njëri për vrasje e tjetri për vjedhje, të marrin pjesë në varrim. Por kërkesa e saj përcjellë përmes mediave nuk u dëgjua, pasi Brunilda Kovaçi u varros rreth orës 14:00 në vendlindjen e saj, pa praninë e vëllezërve të burgosur.

Nëne e tre fëmijëve u gjet e pajetë më 25 dhjetor në një pyll larg qendrave të banuara në Mougins të Francës, ndërsa trupi i saj ishte pjesërisht i djegur dhe i zhveshur. Prej vitesh, Brunilda Kovaçi ishte divorcuar nga bashkëshorti, ndërsa shkonte e vinte shpesh në Francë për të punuar. Mediat franceze thonë se ajo shfrytëzohej për prostitucion, por familjarët e saj në Berat nuk dinë asgjë rreth këtij fakti, dhe as motiveve përse ajo mund të jetë vrarë.

 

Banesa e Brunilda Kovaçit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:02
Nuk i dhanë leje të shkojë në varrimin e motrës, 32-vjeçari pret damaratët me briskun e rrojes! Jashtë rrezikut

Shpëtim Kovaçi, vëllai i Brunilda Kovaçit ka tentuar vetëvrasjen brenda ambienteve të Burgut të Beratit, ku është duke vuajtur dënimin për vrasje. Shpëtim Kovaçi ka tentuar të presë damarët e fytit me briskun e rrojes. Ai është gjetur i gjakosur në dhomë nga policët e burgut, të cilët e kanë sjellë me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit.

Mjekët e Repartit të Urgjencës kanë deklaruar se, ai është jashtë rrezikut për jetën. Pas marrjes së mjekimit,ai është transportuar sërish drejt burgut në Berat.

Shpëtim Kovaçi mësohet se ka tentuar vetëvrasjes pasi nuk iu dha leja për të marrë pjesë në funeralin e së motrës, Brunilda Kovaçi, trupi i pajetë i së cilës mbërriti sot në Berat pasi u vra në Francë natën e Krishtlinjes. 32-vjeçari Shpëtim Kovaçi ishte dënuar për vrasje 8 vite më parë.

Ora 13:55
Të dënuar për vjedhje dhe vrasje/ Nëna kërkon dy djemtë në varrimin e Brunilda Kovaçit: Është gjynah nga Zoti, një motër kishin

Fatime Kovaçi, nëna e Brundila Kovacit ka bërë apel që në varrimin e të motrës të marrin pjesë edhe dy djemtë e saj që janë në burg.

"Na kërkuan certifikatë personale, vendbanim, i çuam në burg te djemtë. Çuam shkresë në polici. Nuk  mban përgjegjësi tha. Unë kam tani varrimin e vajzës. Unë mezi e prita që e mora atë vajzë. Përgjigje nuk ka dhënë. Erdhi trupi. Kërkojë fëmijët që janë në burg që të vijnë të varrosin motrën e tyre të dashur. Nuk është as i pari as i fundit. Si ka mundësi. Ata një motër kishin. Është gjynah nga zoti. Menjëherë të më vijnçë çunat për varrimin e fëmijës", u shpreh nëna  Brunilda Kovacit.

Dy vëllezërit e Brunilda Kovaçit vuajnë dënimin në burg, njëri prej vjedhje dhe tjetri për vrasje.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lexuesi: 11/01/2020 15:28

    Pervec fatkeqesise se vajzes qenka Familje e kompletuar...

    Përgjigju
  • Sara: 11/01/2020 15:22

    Ore nuk kuptoj pse i shpetoni kto plera ne burgje kur presin damaret.Pse ti mbajm ne me taksat tona,nuk esht e drejt.Lerini te vdesin si kafshe se nuk meritojn meshir.

    Përgjigju
  • Erdi: 11/01/2020 14:21

    Nese jan denuar per vrasje aty ne burg te kalben pa asnje dit liri per adnje motiv...rrac kriminelesh

    Përgjigju
    • Alb: 11/01/2020 16:10

      Po mor erdi po ai dritan dajti per ca u denua per bjedhje kasetofoni apo ka me shume te drejta se keta shteti jon duhet ta pranojm eshte dy parimsh kush ka eshte i privileghuar kush ska e ha me dysh.

  • hgvygtvy: 11/01/2020 14:15

    Vajza prostitute (me zor a me deshire se di) e dy djemte ne burg. Hajde familje, hajde.

    Përgjigju
    • Vlora: 12/01/2020 18:21

      Jam dakort me ju po djalit tete xhuvanit ja dhan lejen dhe pse vrau 4persona

    • Dodona: 11/01/2020 14:34

      Familje pellazge

  • Qytetar: 11/01/2020 13:56

    Shqiperia vend I pa sigurt per jeten ministri i BRENDESHEM nuk duhet te jete partiak POR DUHET TE JETE VERTET POLIC

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave