Flori Paluçi, 33-vjeçari që mbeti i vrarë në Manëz të Durrësit, pasi një sherri për një kafe ishte në kërkim në Itali për tentativë vrasjeje të dyfishtë në Perugia.
Mediat italiane bëjnë me dije se Paluçi ishte nën hetim nga Prokuroria e Perugias për ngjarjen e ndodhur më 19 qershor të këtij viti, përpara një bari në zonën e Vernës në Umbertide, ku dy persona mbetën të plagosur rëndë pas një shkëmbimi zjarri.
Sipas hetimeve nga autoritetet fqinje ngjarja ishte e lidhur me përplasje për çështje droge. Pas atentatit, 33-vjeçari, i cili ishte i njohur më parë për policinë, ishte arratisur menjëherë, duke u bërë i paidentifikueshëm për muaj të tërë.
Fundi i arratisjes së Paluçit erdhi në orët e vona të mbrëmjes mes 21 dhe 22 tetorit, kur në Manëz të Durrësit ndodhi një tjetër përplasje me armë përpara një karburanti. Teksa i referohen raportimeve nga Shqipëria, mediat italiane shkruajnë se ngjarja ndodhi për një kafe.
Një 23-vjeçar, që ndodhej ulur në një lokal me një mik, kishte kërkuar një ekspres, por kamarieri nuk e kishte shërbyer pasi ekspresi ishte fikur. Kjo shkaktoi një debate të ashpër, në të cilën ndërhyri edhe Flori Paluçi.
Sipas hetimeve paraprake, Paluçi dyshohet se qëlloi me armë ndaj 23-vjeçarit, duke e vrarë në vend. Në ato momente, miku i viktimës reagoi, nxori armën dhe hapi zjarr drejt Paluçit, duke e vrarë gjithashtu.
Autori i dyshuar për vrasjen e Flori Paluçit është në kërkim nga policia ndërsa hetimet janë në zhvillim për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të përcaktuar rrethanat e konfliktit fatal.
Komente










Tregojani Kreshnik Spahiu që spaska qene I cmendur por kriminel se edhe unë I cmendur jam por skam vrare njeri -
Përgjigju