U vranë nga Dritan Dajti 10 vite më parë, kolegët ceremoni përkujtimore për 4 dëshmorët e atdheut (VIDEO-FOTO)

 U vranë nga Dritan Dajti 10 vite më parë, kolegët ceremoni përkujtimore për 4 dëshmorët e atdheut (VIDEO-FOTO)

TIRANË- Kjo e mërkurë ka nisur me një ceremoni përkujtimore, për 10-vjetorin e rënies në krye të detyrës të Dëshmorëve të Atdheut Fatos Xhani, Kastriot Feska, Saimir Duçkollari e Altin Dizdari.

Ata mbetën të vrarë në operacionin e Policisë me 7 gusht të vitit 2009, kur efektivët e Njësisë Operacionale të Policisë së Shtetit, ndërhynë në zonën e plazhit për të arrestuar Dajtin i cili ishte në kërkim, pasi ai ishte dënuar për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo, ngjarje e ndodhur në vitin 1999 në Tiranë.

Deri në momentin e arrestimit pak minuta pas masakrës që kreu duke vrarë 4 efektivët e policisë, ku mbeti edhe vetë i plagosur, Dritan Dajti kishte qenë në liri pas arratisë nga Gjykata e Tiranës në verë të vitit 2004. 

Ndërkohë, në muajin shkurt te këtij viti Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda rrëzoi vëndimin për dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dritan Dajtit. Ky vendim i cili uli atij 1/3 e dënimit u shoqërua me reagime të shumta.

Ora 13:32
U vranë nga Dritan Dajti 10 vite më parë, ceremoni përkujtimore për 4 dëshmorët (FOTO)
  • /b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Tirana: 07/08/2019 18:00

      Shqiptaret ne lufe me njeri tjetrin

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      26 Dhjetor, 08:05

      Si ka qenë për ju viti 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    Mbi 10 mijë emigrantë u mbytën këtë vit në tentativë për të shkuar në Spanjë

    Mbi 10 mijë emigrantë u mbytën këtë vit në tentativë për të shkuar në Spanjë