E pyetur nga gazetarët për atmosferën e zgjedhjes së saj seancën e djeshme, ku opozita protestoi në sallën e Kuvendit duke shkaktuar edhe incidente e deri në hedhjen e sendeve të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama, Arta Marku është përgjigjur se nuk ka asgjë për të shtuar duke lënë të kuptohet se do flasë në një moment tjetër.
Zonja Marku, a keni një koment për situatën në të cilën u zgjodhët?
Arta Marku: Nuk kam komente. Kur të kem do t'ju them...
Arta Marku u zgjodh me 69 vota pro, 2 kundër dhe dy abstenim, Kryeprokurore e Republikës me një mandat të përkohshëm. PD dhe LSI nuk morën pjesë në votim, por protestuan brenda sallës së Kuvend, ndërsa tentuan edhe bllokimin e zgjedhjes së pasuesit të Adriatik Llallës. Gjatë kësaj seance u shënuan edhe incidente si hedhja e tymueseve dhe sendeve të forta, deri edhe çizme në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com