U zgjodh kryetar i Shoqatës së Bashkive, Voltana Ademi padit në gjykatë Pjerin Ndreun: Vendimi të shpallet i paligjshëm

U zgjodh kryetar i Shoqatës së Bashkive, Voltana Ademi padit në gjykatë Pjerin Ndreun: Vendimi të shpallet i paligjshëm

Pjerin Ndreu dhe Voltana Ademi

Kryetarja e bashkis së Shkodrës, Voltana Ademi ka paditur në gjykatë kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreun, për çështjen e zgjedhjes si Kryetar i Shoqatës së Bashkive.

Ajo kërkon që të shpallen të paligjshme zgjedhjet e Pjerin Ndreut në krye të shoqatës. Sipas Ademit kryetarët e këtyre bashkive janë zgjedhur në kundërshtim me Kushtetutën dhe bazuar në statusin e shoqatës, ato nuk mund të marrin pjesë në shoqatë dhe as në organet drejtuese të saj.

Më tej Ademi nënvizon në padi se Pjerin Ndreu dhe vendimi i Komitetit Drejtues të datës 8.6.2021 dhe çdo akt tjetër që mund të kërkohet të regjistrohet nga Ndreu dhe çdo person tjetër, janë vendime të marra në kundërshtim me ligjin dhe Statutin e kësaj shoqate.

Sipas Ademit qëllimi i Mbledhjes së Asamblesë të Përgjithshme të shoqatës së Pjerin Ndreu dhe kryetarë të tjerë të zgjedhur në kundërshtim me Kushtetutën, ka për qëllim vetëm ndërhyrjen e paligjshme në procesin që zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese, e cila do të shqyrtojë kërkesën me datë 23 qershor 2021.

Me datën 8 qershor Voltana Ademi u shkarkua nga posti i kryetares së shoqatës së bashkive të Shqipërisë dhe në vend të saj u zgjodh kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu. Zgjedhjet për strukturat drejtuese të kësaj shoqate, u mbajtën pas mbledhjes së jashtëzakonshme të asamblesë të thirrur nga 1\5 e anëtarëve.

'-Shoqata e Bashkive ka pasur në përbërje të saj midis të tjerave edhe Bashkinë Lezhë dhe disa bashki të tjera sikurse pasqyrohen në aktet që ndodhen pranë kësaj Gjykate, por që këto bashki që pas zgjedhje jo kushtetuese të 30 qershorit 2019, kanë zgjedhur të lënë anëtarësinë në këtë shoqatë dhe të anëtarësohen tek shoqata tjetër “Për Autonominë Vendore”, sikurse pasqyrohet në provat shkresore që kemi paraqitur bashkë me këtë kërkesë. Në të njëjtën, kohë që prej asaj kohe, këto bashki nuk kanë paguar kuotizacionet duke humbur anëtarësinë në këtë shoqatë edhe për këtë shkak përvecse për shkak të zgjedhjes së tyre.

-Vendimit i Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë Nr. 5, datë 8 qershor 2021 që ka rikonfimuar ose rizgjedhur znj. Ademi si kryetare të shoqatës është marrë nga -Asambleja e cila në përputhje me statutin është mbledhur rregullisht 30 ditë pas vendimit të Komitetit Drejtues.

-Shoqata e Bashkive të Shqipërisë e  drejtuar nga znj. Voltana Ademi, duke vlerësuar që zgjedhjet e 30 qershorit 2019 janë zhvilluar në kundërshtim me Kushtetutën e RSH, ka paraqitur kërkesë para Gjykatës Kushtetuese ku ka kërkuar:

“1. Konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/ procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 “Për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiake dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjeve së anëtarëve të këtyre organeve në kundërshtim me nenet 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 13, 15, 17, 18, 22, 42, 43, 45, 48, 65, 92, 93, 109, 116, 122, 145 gernat d), e), germat 2) dhe f) të nenit 131, germa h), pika 1 e nenit 134 të Kushtetutës së RSH. 2. Verifikimin e Kushtetutshmërisë së veprimtarisë së Partisë Bindaj Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në Gjykatë dhe zgjedhjet zgjedhjet e datës 30 qershor 2019 në përputhje me germen d) të nenit 131 të Kushtetutës së RSH”.

-Për këto arsye, i vlerëson kryetarët e këtyre bashkive të zgjedhur në kundërshtim me Kushtetutën dhe kësisoj bazuar në statutin e shoqatës, ato nuk mund të marrin pjesë në shoqatë dhe as në organet drejtuese të saj etj.

-Vendimi i Asamblesë së Përgjithshme të datës 8.6.2021, të thirrur nga z. Pjerin Ndreu dhe vendimi i Komitetit Drejtues të datës 8.6.2021 dhe cdo akt tjetër që mund të kërkohet të regjistrohet nga z. Ndreu dhe cdo person tjetër, janë vendime të marra në kundërshtim me ligjin dhe Statutin e kësaj shoqate.

-Qëllimi i Mbledhjes së Asamblesë të Përgjithshme të shoqatës nga z. Pjerin Ndreu dhe kryetarë të tjerë të zgjedhur në kundërshtim me Kushtetutën, ka për qëllim vetëm ndërhyrjen e paligjshme në procesin që zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese, e cila do të shqyrtojë kërkesën me datë 23 qershor 2021.'-thuhet në padi.

(Kliko ketu per te lexuar Kerkese per nderhyrje kryesore e Voltana Ademi Shoqata e Bashkive))

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje