U zgjodh president, Bajram Begaj takon 3 paraardhësit e tij te Pallati i Brigadave, shpall 'non grata' Sali Berishën! Topi për Report Tv: Pashë premisa për një presidencë dinjitoze

TIRANË- Pak ditë pasi u votua nga Kuvendi i Shqipërisë si president i vendit, Bajram Begaj ka zhvilluar sot takime, me ish-krerë të shteteve, për të marrë këshilla nga eksperienca e tyre. Begaj u takua me ish-presidentin Alfred Moisiu, Bamir Topin si dhe me Rexhep Mejdanin. Takimi zgjati përreth një orë dhe u zhvillua në ambientet e Pallatit të Brigadave. Ndërkohë që i vetmi që Begaj nuk ka preferuar ta takojë nga paraardhësit e tij është Sali Berisha i cili është shprehur kundër zgjedhjes së tij, madje edhe duke hedhur akuza të rënda. 

Në një prononcim për Report Tv, Topi tha se takimi ishte miqësor dhe se pa premisa për një presidencë dinjitoze në 5 vitet e ardhshme. Në takim, sipas Topit u diskutua për situatën në rajon, luftën në Ukrainë si dhe për nevojën për forcimin e marrëdhënieve dhe aleancave euro-atlantike.

Ky nuk është takimi i parë që presidenti i zgjedhur zhvillon me ish-krerët e shtetit. Kjo pasi pak ditë më parë pati një takim me –ish presidentin Alfred Moisiu, i cili i dhuroi presidentit të zgjedhur edhe librin e tij ‘Midis Nanos dhe Berishës’. Begaj e vlerësoi Moisiun, si një burrë të urtë e patriot, i cili tashmë i përket historisë së vendit si president i të gjithëve.

Bajram Begaj, mori besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë. Në seancën parlamentare të 4 qershorit 2022, Begaj u zgjodh president i ri i Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim (83 deputetë morën pjesë në votim). Grupi i deputetëve të Enkelejd Alibeajt dhe Sali Berishës bojkotuan procesin, teksa nga opozita morën pjesë Mesila Doda, Shpëtim Idrizi, Nusret Avdullai nga PDIU, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Erisa Xhixho nga LSI dhe tre deputetë të PSD, Gertjan Deda, Gledis Çeliku dhe Meri Markiçi. Bajram Begës i duheshin 71 vota në këtë raund të katër, teksa ai arriti që të merrte 7 vota më shumë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:31
Bamir Topi zbardh për Report Tv takimin me Begajn: Pashë premisa për një presidencë dinjitoze në 5 vitet e ardhshme

1654767119_topibegaj.jpg

Ish-presidenti Bamir Topi ka zbardhur takimin me presidentin e zgjedhur Bajram Begajn. Në një prononcim për Report Tv, Topi tha se takimi ishte miqësor dhe se pa premisa për një presidencë dinjitoze në 5 vitet e ardhshme. Në takim, sipas Topit u diskutua për situatën në rajon, luftën në Ukrainë si dhe për nevojën për forcimin e marrëdhënieve dhe aleancave euro-atlantike.

‘Takimi miqësor dhe kortezial. Pashë premisa për një presidencë dinjitozë në këto 5 vite, në funksion të institucionit dhe të integritetit personal. Diskutuam për situatën në rajon, luftën në Ukrainë, nevojën për forcimin e marrëdhënieve dhe aleancave euro-atlantike.’- tha Topi.

Ora 11:04
Pas takimit me Begajn, ish-Presidenti Topi ikën nxitim, 'Jaguari' luksoz has në tokë VIDEO

Një "incident" i vogël është regjistruar në përfundim të takimit të presidentit të ri Bajram Begaj me paraardhësit e tij, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi. Siç shihet në videon që sjell Report Tv, makina e Bamir Topit për shkak se është shumë e ulët është përplasur me trotuarin. Përplasja ka qenë e konsiderueshme dhe mund të dëgjohet edhe në video.

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sbdj: 09/06/2022 19:53

    Z. Begaj urime dhe suksese per detyren e re. Cfare do besh per tradhetine dhe gjenocidin qe i behet Shqiperise dite per dite nga qeveria Rama si dhe opozita e drejtuar nga salibanizmi?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!