U zhduk 4 orë,vajza e inskenoi rrëmbimin:Ika se s'më linin të dilja,shokët e bënë për shaka

U zhduk 4 orë,vajza e inskenoi rrëmbimin:Ika se s'më linin të dilja,shokët e bënë për shaka

13-vjeçarja që u zhduk për katër orë sot në Tiranë e kishte inskenuar rrëmbimin. Report Tv zbardh dëshminë e vajzës 13-vjeçe që u zhduk për katër, ndërsa familja e alarmuar e denoncoi si rrëmbim nga dy persona me maska.

Por pas gjetjes në një qendër tregtare në Tiranë duke pirë pije freskuese me disa shokë dhe shoqe, vajza ka dëshmuar në polici duke treguar ngjarjen dhe arsyet. 'Skenën e rrëmbimit e bënë shokët dhe shoqet për shaka. Unë ika me dëshirë. Prindërit nuk më linin me dalë' mësohet se ka deklaruar vajza në komisariat.


Lajmi kryesor:

Zhduket për 4 orë 13-vjeçarja në Tiranë/Policia: Nuk u rrëmbye, shkoi me shokët në kafe! Vajza: Ishte inskenim, prindërit s'më linin të dilja (VIDEO)


/B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë