Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Vesa Luma është rikthyer këto ditë në Zelandën e Re, ku e priste bashkëshorti Big Basta. Çifti prej dy vitesh jetojnë atje së bashku me djalin Lian, por këtë verë Vesa e kaloi në Shqipëri për të përfunduar projektet e saj.
Pas rikthimit në Zelandën e Re, Vesa ka nisur punën dhe këtë na e ka treguar me postimet e fundit në Instastory.
Këngëtarja mesa duket është bërë mësuese muzike sepse filmon djalin dhe disa fëmijë të tjerë duke i rënë veglave muzikore në një klasë.
“Te puna mamit”, shkruan Vesa në një postim ku shfaqet Liani.
Komento