U 'zhvesh' nga posti i ministrit, Peleshi: Me Ramën s'kam ftohje, do ishte naivitet të isha fyer! Unë s'mund të jem deputet i asnjë qarku përveç Korçës (VIDEO)

Deputeti Niko Peleshi u ka dhënë fund zërave se mes tij dhe kryeministrit Edi Rama ka një ftohje në marrëdhënie pas ndryshimeve të fundit të bëra në qeveri ku ai tashmë nuk është më ministër.

Prerazi Peleshi shprehet se nuk ka ftohje me Ramën për këtë fakt, dhe se ai e quan naivitet politik nëse një ministër i cili nuk është më i tillë do të ishte i fyer pas largimit nga posti.

"Nuk kam asnjë ftohje me kryeministrin në rast se i referoheni ndryshimeve te fundit ne qeveri pas te cilave unë nuk jam më minister do të ishte mendjelehtesi dhe naivitet politik ne rast se një minister kushdo qofte ai do te ndihej si i fyer pse nuk vazhdon te jetë minister.

 Shqipëria nuk ka kete hall s'ka Hallin e punës që do beje Niko Peleshi apo kushdo tjetër. Shqipëria ka hall tjetër dhe e kundërta do të ishte keq pra nëse do te kishim formacione që nuk ndryshojnë në nuk jemi monarki, ne si trashëgojmë mandatet. Ato fitohen me votën popullore dhe me vullnetin e kryeministrit i cili kompozon një formacion qeveritar ku harmonizohen të gjitha që nga performanca deri te shumë faktorë te tjerë. Nuk kam asnjë lloj pakënaqësie përkundrazi jam shumë i lumtur që përfaqësoj Korçën, do vazhdoj të drejtoj punën politike në qarkun e Korçës. Punët kanë shkuar mirë këto vite në Korçe po dhe në Pogradec, Kolonjë Devoll Maliq dhe së shpejti dhe në Pustec.

Nëse dikush ka vullnet për punë dhe unë e kam atë e gjen misionin që mund ti japë vetes për t'u ndjerë pastaj në fund të karrierës mirë se në punën e tij, nuk është çështja se bëri karrierë personale por la nga prapa një jetë më të mirë për bashkëqytetarët e tij të cilët do i shikojë në sy, sepse unë hy ne ata njerëz që politiken e kam të lidhur me Korçën", tha Peleshi.

 Më tej ish-ministri ka thënë  se nuk e shikon veten askund tjetër përveçse drejtues politik i qarkut Korçë, ndërsa tregon edhe lidhjen që ka me këtë vend. Sipas tij modeli i politikanëve shtegtarë që lëvizin nga një vend në një tjetër kur i del boja, nuk i përshtatet vetë atij.

"Unë do ngelem korçar dhe një korçar qe i ka vënë vetes mision te lere pas apo të marre me vete nje dite kujtime te mira per punen qe ka bere ne raport me komunitetin. Kjo mund te duket si poezi po seshte fare poezi. Pastaj politika eshte një gjë tjeter. Unë e kam të lidhur mbase në mënyre atipike politiken me Korçen në kuptimin qe se mendoj veten si një politikan shtegtar. Unë nuk mund te jem deputet i nje qarku tjetër, ne rast se do vije nje dite qe nuk e uroj që në qarkun e Korçës te mos kem kredit politik ai do te jetë fundi im politik. Nuk kam ndermend të shtegetoj si politikan qe kur i del boja diku, shkon ku se njohin. Kete model politike qe mund te jete ok une se ngjit dot ne veten time", tha Peleshi.

Kodi i ri Zgjedhor sipas Peleshit nuk shkel marrëveshjen e 5 qershorit, ndonëse ka pranuar se kjo formulë nuk lejon koalicionet.

"Marrëveshja e 5 qershorit ishte një marrëveshje politike jo e detyruar nga ligji, po e detyruar nga dhënia e një legjitimiteti politik të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Ndryshimet kushtetuese është thënë disa here, nuk e injoruan dhe nuk nëpërkëmb marrëveshjen e 5 qershorit ato vetem sa shtuan dhe saktësuan mbi atë bazë me pas me ndryshimet e shtatorit të kodit zgjedhor një sistem zgjedhor i cili i jep fund një lloj non sensi të pashpjegueshëm të trashëguar nga e kaluara mirë apo keq për të gjitha partitë njëlloj të formules së koalicioneve. Formula e koalicioneve nuk ishte një formulë e cila mund të gjendej në një shtet tjetër të demokracive me te cilat duam te krahasohemi dhe perafrohemi.

Nuk shkuam te primi ka qene ne diskutimet tona politike edhe ajo formule jo tani po flas në të gjitha zgjedhjet. Shkuam te një formule që nuk lejohen koalicionet por që çdo parti merr mandate në varësi të votave që merr. Jo nje parti e vogël merr mandate me gjysmat e votave partia e madhe merr tepricat. Kjo është ajo që u korrigjua. Nuk shikoj arsye për asnjë parti të shpenzoje energji me kodin nuk të bën formula fitues të bën vota popullore. Ne nuk kemi nje kod i cili deformon votën popullore, ne rast se nje parti merr me shume vota do te marre me shume mandate Kjo eshte formula qe kemi sot", shtoi ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Socialisti: 18/10/2020 13:24

    Ky s duhet te kandidoje me ne korce ishte deshtim si kryeminister dhe si minister bujqesie nuk e do me njeri kete palaco burre

    Përgjigju
    • Socialisti: 19/10/2020 09:40

      O koke loqe une nga korca ti me tregon ca eshte niko peleshi o malok i trashe ku e sheh seriozitetin e ketij o b*le.me thuaj suksesin qe ka pasur ne qeveri asnje ca beri per bujqesi nne m*t ka vjedhur sa ka mundur.sa jam une socialist ti se le idene po jam realist jo si ty

    • O tej: 18/10/2020 16:55

      I vetmi politikan serioz i pa lakuar e pergojuar me vizion po ti do jesh shpellar e jo socialist

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?