2 vëllezër, banorë të Sarandës, u arrestuan nga policia, pas një konflikti me rojën private të një resorti në ndërtim, prej vitesh lënë pezull.

Një nga vëllezërit, Genti Papagjika, vazhdimisht ka filmuar dhe ka denoncuar me video në media, rojën privatë të sigurisë së kantierit, që sipas tij u merr nga 10 euro turistëve që duan të kalojnë portën për të bërë plazh në zonën e bukur.

Sipas policisë, Genti Papagjika, 43 vjeç, ishte shpallur në kërkim pasi ka goditur punonjësit e shoqërisë private për sigurinë. Policia shkoi ta ndalojë pas denoncimit të shoqërisë, por bashkë me vëllain tjetër 35-vjeçar, kundërshtuan efektivët në kryerjen e detyrës, ndaj në pranga përfunduan të dy.