Uashington/ 75 vjetori i krijimit të Aleancës! Rama mes liderëve të tjerë të NATO-s, në samitin treditor për mbështetjen ndaj Ukrainës

Uashington/ 75 vjetori i krijimit të Aleancës! Rama mes liderëve të tjerë të NATO-s, në samitin treditor për mbështetjen ndaj Ukrainës

Mbledhja e liderëve të NATO-s

Uashington - Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetin social Facebook një foto nga mbledhja e liderëve të NATO-s në Uashington.

Rama duket në foton e përgjithshme krah liderëve të tjerë të Aleancës ku i pranishëm ishte dhe presidenti i SHBA-së Joe Biden si dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg.

Samiti i NATO-s mbahet në Uashington prej ditës së djeshme dhe do të vijojë edhe ditën e nesërme. Ky samit përkon edhe me 75 vjetorin e krijimit të NATO-s, e themeluar në vitin 1949 nga SHBA dhe 11 vende të tjera me fillimin e Luftës së Ftohtë.

Samiti treditor në Uashington synon të forcojë mbështetjen ndaj Ukrainës në mbrojtjen e saj ndaj agresionit rus.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden do të marrë emërimin e partisë përmes një votimi virtual përpara kuvendit

Presidenti Biden do të marrë emërimin e partisë përmes një votimi virtual përpara kuvendit