UASHINGTON (SHBA), 8 janar /ATSH-AFP/ - SHBA-ja vendosi të reduktojë praninë ushtarake në Evropë duke mbyllur bazën ajrore të Mildenhallit në Britaninë e Madhe, njoftoi sot Pentagoni.
Riorganizimi i rrjetit të bazave ushtarake amerikane do të manifestohet nga një ulje e lehtë e nivelit të forcave tona në Evropë, por do të mundësojë gjithashtu pozicionimin e këtyre të fundit për t'i mundësuar SHBA-së dhe aleatëve tanë të NATO-s t'i përgjigjen shpejt krizave botërore", theksoi Departamenti i Mbrojtjes në një komunikatë.
Britania e Madhe do të presë vendosjen e parë të avionëve luftarakë F-35 në Evropë, në bazën Lakenheath.
Në momentin aktual, 67 000 ushtarë amerikanë janë të vendosur në Evropë./
/ec/