UASHINGTON - Të shtëna me armë në afërsi të Senatit të SHBA-së në Uashington. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, ndërsa policia ka rrethuar vendin e ngjarjes.
Një grua me makinë ka tentuar të kaloje barrierat e sigurisë në Shtepinë e Bardhë, pastaj ka vijuar një ndjekje me makina që ka përfunduar para Capitol Hill, ku makina është bllokuar nga automjetet e policisë.

(Në foto: Makina e përplasur e policisë)
Në atë moment kanë nisur të shtënat dhe një oficer është plagosur, kurse gruaja është vrarë.
Në makinë kishte edhe një fëmijë të vogël që është nxjerrë pastaj nga policia.

(Në Foto: Gjatë transportimit të plagosurit)
Nga ana tjetër mësohet se është ndaluar personi i dyshuar që ka qëlluar me armë.

(Në foto: Pamje bnga vendi i ngjarjes)
Deri më tani dyshohet se të shtënat me armë kanë ndodhur gjatë një ndjekje me makina nga policia me disa persona.

(Në foto: Policia në ambientet e brendshme te Capitol Hill)
Pas më shumë se 30 minutash gjendja është stabilizuar ndërkohë që policia e ka hequr rrethimin dhe Senati ka hapur sërish dyert.
Policia ka këshilluar qytetarët që të shmangin qarkullimin nga kjo zonë, ndërsa atyre që ndodhen aty që të mos dalin nga ambientet ku janë.
Korrespondetja e Sky News njofton nga vendi i ngjarjes se, janë dëgjuar disa breshëri të shtënash brenda një minute e më pas kanë pushuar.

(Në Foto: Policia në vendngjarje)
Por pas 5 minutash ka pasur sërish disa breshëri të shtënash. Ndërsa njëri pas tjetrit erdhën qindra efektivë të policisë dhe forca të tjera të specializuara për këto situata.
Vijon …
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com