/ATSH-AFP/ - SHBA-ja kërkoi sot që Japonia të përfshihet më shumë në çështjet e sigurisë botërore, në sfondin e debatit në arkipelag mbi luftën antiterroriste pas ekzekutimit të dy japonezëve nga grupi i i Shtetit Islamik.
Numri dy i Departamentit të Shtetit, zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken shprehu mbështetjen e Uashingtonit për një angazhim më të madh të Japonisë në skenën ndërkombëtare dhe për më shumë kontribute në sigurinë botërore.