/ATSH-AFP/ - SHBA-ja paralajmëroi dje shtetasit e saj kundër rreziqeve të atentateve terroriste kudo në botë, ndërkohë që atentatet kanë përgjakur Parisin këtë javë.

"Departamenti amerikan i Shtetit mbetet i shqetësuar për kërcënimin e vazhdueshëm të atentateve terroriste, manifetsimeve dhe akteve të tjera të dhunës kundër shtetasve dhe interesave të SHBA-së jashtë vendit", sipas një komunikate të përditësuar nga diplomacia amerikane.

Departamenti i Shtetit e aktualizon rregullisht këtë dokument paralajmërues botëror destinuar shtetasve resident jashtë vendit.