Udhëtarët e flamurit çojnë në
Vlorë flamurin e Gjilanit

Udhëtarët e flamurit çojnë në<br />Vlorë flamurin e Gjilanit
VLORE- Njëmbëdhjetë kosovarë kanë udhëtuar në këmbë për gati 2 javë nga Gjilani për në Vlorë për të dorëzuar në shenjë simbolike flamurin shqiptar.

Flamuri për 14 ditë ka udhëtuar në të gjitha viset shqiptare dhe udhëtarët gjatë gjithë rrugës së tyre janë mirëpirtur në shumë qytete të vendit ku dhe janë ndalur për të pushuar për të rinisur më pas udhëtimin drejt qyteti ku më 28 nëntor Ismail Qemali ngriti flamurin. Sot paradite flamuri iu dorëzua nënkryetarit të bashkisë së Vlorës Ilir Banushi.


Udhëtimi simbolik me shpresën dhe me urimin se një ditë Shqipëria etnike do të jetë e gjitha e bashkuar. nisi më datë 10 nëntor në orën 10:00 nga Gjilani i Kosovës dhe përfundoi sot. Më 28 nëntor ata do të festojnë së bashku me vlonjatët.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Besoni se Greqia do pranojë hapjen e grupkapitujve të parë Shqipëri-BE?



×

Lajmi i fundit

Hetimi i SPAK për inceneratorin e Tiranës, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit

Hetimi i SPAK për inceneratorin e Tiranës, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit