Udhëtimi "me çdo çmim" i
klandestinëve nga Bodrumi në Kos
Udhëtimi nga rajoni Bodrum i qytetit Muğla të Turqisë për në ishullin grek Kos i emigrantëve ilegalë të cilët largohen nga vendet e tyre për një jetë më të mirë duke marrë parasysh edhe vdekjen pasqyrohet në kamerat e gazetarëve
Udhëtimi nga rajoni Bodrum i qytetit Muğla të Turqisë për në ishullin grek Kos i emigrantëve ilegalë të cilët largohen nga vendet e tyre për një jetë më të mirë duke marrë parasysh edhe vdekjen pasqyrohet në kamerat e gazetarëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Emigrantët ilegalë të cilët tentojnë të kalojnë përmes Greqisë në Europë nën drejtimin e organizatorëve sillen me taksi dhe minibusë në pikat ku ato do të lundrojnë në det.
Emigrantët ilegalë të cilët më shumë janë gra, fëmijë dhe të rinj vendosen në grupe në gomonet që ndodhen në pikat e përcaktuara gjatë bregdetit mes zonave Ortakent-Yahşi me Turgutreis.
Emigrantët me hapa të shpejtë drejtohen drejt gomoneve të cilat kanë kapacitet të ulët dhe janë të pasigurta. Duke “shpërfillur” jetën e tyre ata nisin të lundrojnë drejt ujërave greke. Derisa u largohen nga bregu ata vazhdojnë të vozisin me lopata dhe më pas vënë në punë motorin e gomones dhe përmes errësirës ata nisen drejt ishullit grek, Kos.
- Ndalohen 200 metra pa arritur në breg-
Gomonia e cila mbërrin pas një udhëtimi prej dy orësh në afërsi të ishhullit Kos vërehet nga ekipet e rojës bregdetare greke të cilët u afruan me shpejtësi drejt gomones dhe i marrin në anije emigrantët.
Ekipet e rojës bregdetare greke duke shkuar drejt ujërave territoriale turke, largojnë nga rajoni gomonen dhe sendet brenda tyre.
Jelekët e shpëtimit dhe gomonet jo cilësore në breg kanë treguar se disa emigrantë ilegalë pas udhëtimit të rrezikshëm të natës kanë arritur të dalin në ishull.
Udhëtimi i emigrantëve ilegalë të cilët udhëtojnë në det pavarësisht pranisë së rojave bregdetare turke dhe ato greke ka tërhequr edhe vëmendjen e agjencive të huajave të lajmeve. Përfaqësuesit e agjencive të ardhur në Bodrum kanë regjistruar sekondë në sekondë udhëtimin e shpresës së emigrantëve ilegalë.
Redaksia Online( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.4%
-
Jo
51.6%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 14875
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip
12 Janar, 22:57
-
Pezullohet mësimi në 77 shkolla të vendit nga moti i keq (LISTA)
12 Janar, 22:48
-
Përmbytjet në Vlorë, banorët vendosin thasët me rërë për të ndaluar ujin! Dredha: Përveç ‘Albano & Romina’, rrugët e tjera të kalueshme (VIDEO)
12 Janar, 22:44
-
Pesë fitore radhazi, Napoli 'likuidon' 2-0 Veronën dhe kryeson Serie A
12 Janar, 22:37
-
Tiranë/ Policia merr me karrotrec makinën në të cilën u vra 56-vjeçari (VIDEO)
12 Janar, 22:32
-
Përmbytjet në Vlorë, ministri i Mbrojtjes: Po angazhohemi për menaxhimin e situatës (VIDEO)
12 Janar, 22:31
-
Vrasja te Pallati me Shigjeta, 56-vjeçari ishte pronar i një mobilerie në zonën ku u vra
12 Janar, 22:10
-
Barcelona me dhjetë lojtarë turpëron Real Madridin, e përmbys 2-5 dhe merr trofeun e Superkupës së Spanjës
12 Janar, 22:03
-
Gjykata e dënon me 14 vite burg bandën e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, por i liron me kusht! Grabisnin banesat në Itali (EMRAT)
12 Janar, 21:56
-
Itali/ Shqiptari prangoset teksa shiste kokainë, policia ndërhyri kur mori lekët
12 Janar, 21:43
-
VIDEO/ Dy gola në pak ditë, Arbër Hoxha shënon sërish nën sytë e një kampioni bote
12 Janar, 21:32
-
ESENCË në Report TV/ 2500 dollarë, grekët e blenë kokën e Ali Pashë Tepelenës në Kakavijë!
12 Janar, 21:20