1. Testi me shkrim përbëhet prej 100 pyetjeve të hartuara për të testuar aftësitë e kandidatëve në disa fusha.
 
2. Koha në dispozicion për të përfunduar testin është 2 orë.
 
3. Për t’ju përgjigjur pyetjeve duhet të përdorni lapës me gomë.
 
4. Nëse keni nevojë të ndryshoni përgjigjen, mund të fshini përgjigjen e parë dhe të jepni përgjigjen e re.
 
5. Fillimisht do të plotësoni emrin dhe mbiemrin në fletën e parë që keni pyetjet e testit
 
6. Mbasi të keni shkruar emrin dhe mbiemrin do të shikoni se tek fleta rozë keni një kuti që shënon “Test Form” (Formulari i testit), mbushni me lapës atë shkronjë që i korrespondon shkronjës në cepin e djathtë sipër, të faqes së parë të testit, pra do të plotësoni variantin e testit.
 
7. Mos e plotësoni kutinë që shënon “Subj Score” (Rezultati për lëndë).
 
8. Për disa pyetje ju jepen katër mundësi zgjedhjeje A, B, C, D dhe për disa te tjera dy mundësi A, B.
 
9. Zgjidhni një përgjigje për çdo pyetje dhe mbushni atë në fletën me ngjyrë roze.
 
10. Duhet ta mbushni me lapës të gjithë rrethin e përgjigjes që do të jepni.
 
11. Në rast se ajo nuk mbushet plotësisht mund të mos lexohet nga lexuesi optik (skaneri), ndaj të bëhet kujdes gjatë mbushjes se rrethit.
 
12. Çdo përgjigje tjetër e mbushur nga ana juaj ne fletën rozë do të jetë gabim dhe nuk lexohet nga skaneri
 
13. Shënoni përgjigjen tuaj në shkronjën korresponduese në fletën e përgjigjeve me ngjyrë rozë që keni.
 
14. Duhet t’u jepni përgjigje të gjitha pyetjeve, pra duhet të mbushni me laps ato edhe nëse për përgjigjen që jepni ju nuk jeni të sigurt se ajo është e saktë.
 
15. Mos bëni asnjë shenjë tjetër në fletën e përgjigjeve me ngjyre rozë.
 
16. Sigurohuni që të plotësoni kutinë në përgjigjen e duhur.
 
17. Nëse jeni të pasigurt për përgjigjen e një pyetjeje, mos e plotësoni dhe kthejuni më vonë nëse do të keni kohë.
 
18. Tek fleta rozë keni shkronjën E , kjo nuk plotësohet nga ana juaj.
 
19. Përveç fletës se bardhë që jepet për të bërë llogaritjet mund të bëni ndonjë shënim ose llogaritje edhe në testin tuaj prej 100 pyetjesh.
 
20. Nuk do te përdorni makina llogaritëse, telefona celularë apo ndonjë mjet tjetër që mund t’ju ndihmojë për testin. Telefonat celularë nuk do të lejohen në sallën e testimit deri në momentin e përfundimit të provimit.
 
21. Përdorimi i mjeteve të tilla do t’ju s’kualifikoje automatikisht.
 
22. Nuk duhet të komunikoni në asnjë mënyrë me njëri-tjetrin gjatë testimit. Nëse do të komunikoni, do të skualifikoheni menjëherë nga procesi, pra do te dilni nga salla.
 
23. Nëse keni pyetje, ngrini dorën dhe prisni që mbikqyrësi që ndodhet pranë jush t’ju përgjigjet dhe t’ju sqarojë në lidhje me pyetjen tuaj.
 
24. Pas përfundimit të testit, të gjitha materialet (materiali i testit, fletët e përgjigjeve, shënimet, etj) duhet të dorëzohen. Nuk mund të merrni asgjë me vete nga ambienti ku zhvillohet testi.
 
25. Testi do të korrigjohet në mënyrë elektronike dhe brenda ditës do të shpallen rezultatet. Mos u largoni nga ambienti i testimit pa parë rezultatet.
 
26. Në momentin e dhënies së përgjigjeve duhet të jeni të vëmendshëm, pasi do t’u komunikohen oraret e Testimit të Aftësive Fizike për kandidatët që e kanë kaluar testin me shkrim.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)