Udhëzimi, kriteret dhe tarifat
për hapjen e shkollave private

Udhëzimi, kriteret dhe tarifat<br />për hapjen e shkollave private
TIRANE - Në udhëzimin e publikuar nga Ministria e Arsimit në fletoren zyrtare sanksionohen edhe dokumentet që duhet të plotësojnë privatët për të marrë licencën për hapjen e një kopshti, shkolle filloreje, 9-vjeçare apo të mesme.

Ndërkohë që tarifat për marrjen e licencës variojnë nga 35 mijë lekë të reja për ata që duan të hapin një kopësht deri në 70 mijë lekë të reja për ata që duan të hapin shkollë të mesme të përgjithshme dhe për institucionet për kurse plotësuese (IAPPRP). Në deklaratën që duhet të lëshojnë institucionet private ata duhet të deklarojnë se do të zbatojnë kurrikulën e miratuar nga Ministria e Arsimit.

KRITERET

Udhëzimi i ministrit të arsimit që mban datën 18 korrik 2013 sanksionon standardet normative që duhet të përmbushin objektet që do të funksionojnë si institucione arsimore private. Më konkretisht, sipas këtij udhëzimi, ata janë: Klasë e zakonshme konsiderohet ai mjedis mësimor që ka një normativë sipërfaqeje shfrytëzimi prej 1.3-1.6 m²/nxënës; Nyjat hidrosanitare përfshijnë 1 boks për 40 djem, 1 boks për 30 vajza, si dhe 1 boks për administratën. Për kopshtet, shërbimet higjienike vendosen pranë çdo grupi dhe pozicionohen në mënyrë të tillë që të jenë sa më afër për secilin grup.

Numri i bokseve duhet të jetë 3 për një grup, të ndarë me mure nga njëri-tjetri, si dhe duhet të ketë dhe katër lavamanë me ujë të pijshëm. Banjat duhet të kenë porta të hapshme nga jashtë dhe të shkëputura nga dyshemeja. Pajisjet e banjave duhet të jenë të përshtatshme për moshën e fëmijëve.  Për edukimin fizik, subjekti që kërkon licencë duhet të ketë në dispozicion një palestër sportive (për shkollat nën 100 nxënës shfrytëzohet një klasë në katin përdhe me përmasa 60 m²) dhe një kënd sportiv jo më i vogël se 100 m².

Objektet arsimore që vihen në dispozicion për nivele të ndryshme arsimimi (kopshte, shkollë 9-vjeçare dhe shkollë e mesme) të kenë mjedise që nuk komunikojnë me njëri-tjetrin. Lidhur me normativën e ndriçimit natyral duhet që sipërfaqja e dritareve të mbulojë minimalisht 15% të sipërfaqes së dyshemesë dhe ndriçimi duhet të jetë në krahun e majtë të nxënësit, mundësisht i orientuar nga juglindja. Ndriçimi të realizohet me dritare me xham të tejdukshëm. Dritaret nuk lejohet të vendosen në murin ku është vendosur dërrasa e zezë.

Për shkollat e arsimit bazë (sistemi 9-vjeçar) duhet të jenë në dispozicion, minimumi 9 klasa për ciklin e ulët dhe të lartë dhe dy dhoma mësuesish. Për shkollat e ciklit të ulët (6-vjeçar) duhet të jenë në dispozicion, minimumi 6 klasa dhe një dhomë mësuesish. Për shkollat e mesme të përgjithshme/profesionale duhet të jenë në dispozicion, minimumi, 5 dhoma mësimore. Për kopshtet të ketë minimalisht 3 dhoma mësimore.

Pas kërkesës nga institucionet përkatëse në MASH, një grup ekspertësh verifikon ambientet se çfarë kushtesh përmbajnë dhe në bazë të këtij raporti jepet leja ose refuzohet.
tarifa

Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.09.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Rusia s’i ndal bombardimet, rrëzohet avioni avioni F-16 i Ukrainës, vdes piloti! Përplasje në BE për armët e dërguara Kievit, rrezik në termocentralin e Zaporizhzhia

Rusia s’i ndal bombardimet, rrëzohet avioni avioni F-16 i Ukrainës, vdes piloti! Përplasje në BE për armët e dërguara Kievit, rrezik në termocentralin e Zaporizhzhia