Ministria e Arsimit në udhëzimin më të fundit që ka publikuar në Fletoren Zyrtare ka përcaktuar se kush do të jenë rregullat që do i nënshtrohen mësuesit në testim. Kjo do të thotë se testimi i mësuesve të cilët do të garojnë për një vend pune do të jetë i përvitshëm.
Sipas udhëzimit, mënyra e vlerësimit të testeve do të jetë me dy nivele, ndërkohë që totali i pikëve do të jetë 70. “Vlerësimi përfundimtar i kandidatit bëhet me sistemin e 70 pikëve, i cili përbëhet nga pikët e pjesës së parë të testit (30 pikë) dhe nga pikët e pjesës së dytë të testit (40 pikë).
Kandidati vlerësohet me pesë nivele: A, B, C, D, E, që i korrespondon përkatësisht vlerësimit me fjalë "shkëlqyeshëm"; "shumë mirë", "mirë" "mjaftueshëm" dhe "dobët". Vlerësimi E ( "dobët": është pakalues” përcakton udhëzimi. Testimi vlerësohet si i kryer me sukses nëse kandidati ka arritur të fitojë jo më pak se 50% të pikëve për secilën pjesë të testit.
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com