Në pritje të Pashkëve, katolikët kremtojnë ceremoninë e Udhës së Kryqit në sheshin ‘Nënë Tereza’! Besimtarët: U lutëm për mbarësi
Në prag të pashkëve, besimtarët katolikë kremtuan Udhën e Krishtit, ritin kryesor të së premtes së madhe, duke bërë 14 ndalesa, sa ishte kalvari i vuajtjeve të Jezu Krishtit pas dënimit. Rituali u drejtua nga Imzot Arjan Dodaj, Ipeshkvi i Durrësit dhe Tiranës, i cili dha mesazh për më shumë paqe dhe dashuri në familje.
Qindra besimtarë katolikë kremtuan udhën e kryqit në sheshin Nënë Tereza, një nga ritet më të rëndësishme të Pashkëve.
Gra, burra, fëmije, nga të gjitha grupmoshat ndezën qirinj për familjarët dhe të afërmit e tyre, duken u lutur për më shumë dashuri dhe paqe mes njëri-tjetrit. Me qirinj të ndezur në duar, ata ecën përreth sheshit “Nënë Tereza” duke u ndalur në 14 ndalesa, të cilat simbolizojnë edhe vuajtjet e Jezu Krishtit.
“Për më shumë shëndet, lumturi për familjen”, shprehen qytetarët.
Imzot Arjan Dodaj, Ipeshkvi i Durrësit dhe Tiranës nga sheshi Nënë Tereza dha mesazhe paqeje, duke kujtuar vuajtjet e Krishtit, ku bërë thirrje për sa më shumë dashuri ne familje.
“Krishti dëshiron të ringjallë koshiencën, ndërgjegjen e re, sedrën e njeriut. Udha e kryqit nuk është një ringjallje më pas, është pikërisht tani. E neve tani jemi të thirrur të jemi krijesa të reja, Krishti na përfshin me forcën transformuese, shërbyese, çliruese”.
E premtja para pashkëve njihet si ‘e premtja e madhe’. Besimtarët katolikë presin të dielën e Pashkës, që është dita e ngjalljes, duke kaluar më parë nga Udha e Kryqit të së Premtes.
E Premtja e Zezë, Katedralja e Shkodrës organizon procesionin e 'Udhës së Kryqit'
Nga Katedralja e Shkodrës deri në varrezat e Rrmajit, besimtarët katolikë kanë marrë pjesë në ritin e së premtes së zezë në prag të festës së Pashkëve.
Procesioni është udhëhequr nga Arqipeshkvi i Shkodrës ndërkohë që qindra besimtarë kanë ndjekur në lutje këtë ditë e cila në kalendarin fetar për besimtarët shënon kalvarin e Jezu Krishtit.