“Udhët 4” / Plot gjini artistike në një ekspozitë të vetme


Tiranë, 25 Nëntor / ATSH - "Udhët 4? është quajtur ekspozita qe është çelur në ambjentet e "Galerisë Fab" (Fakulteti i Arteve të Bukura pranë Universitetit te Arteve) ekspozitë qe ka sjellë për publikun punime të realizuara nga pedagogët e Fakultetit te Arteve te Bukura.
Në vitin e katërt rradhazi kjo ekspozitë fton të apasionuar pas artit figurativ dhe tendencave më të reja, duke prezantuar në përmbajtje të sajë gjini të ndryshme artistike.
Tablo klasike, vepra të tjera të artit bashkëkohor, skulptura, piktura, portrete, fotografi, peizazhe dhe mjaft vepra artistike vijnë në nëntorin e katërt të ekspozitës "Udhët 4" në kordinimin e Ermir Hoxhës.
Arben Bajo, Ardian Isufi, Albes Fusha, Ardian Kapo, Edison Çeraj, Ergys Krisiko, Ervin Bërxolli, Ermal Baboçi, Emanuel (Sali) Koko, Florian Haxhihyseni, Fatmir Miziri, Harri Aleksi, Gazmend Leka, Genc Mulliqi, Genc Përmeti, Ilir Kaso, Klod Agostini, Orlis Vathi, Matilda Odobashi, Mikel Temo, Najada Hamza, Shpëtim Kërçova, Viktor Ferraj, Vladimir Myrtezai,dhe Vladimir Llakaj, janë edhe emrat e kolonisë së pjesmarësve në këtë ekspozitë jo të zakonshme, të cilët ftojnë publikun ta vizitojë atë deri me më 5 dhjetor 2014.
/k.m//a.ke/
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar