Udhëtimet/Ja sa kushtuan biletat
e qeveritarëve shqiptarë në 2015

Udhëtimet/Ja sa kushtuan biletat<br />e qeveritarëve shqiptarë në 2015
Shpenzimet për udhëtime të zyrtarëve të lartë kushtojnë shtrenjtë për buxhetin e shtetit. Vetëm gjatë vitit 2015, zyrtarët shqiptarë kanë shpenzuar 1.8 milionë dollarë për udhëtimet jashtë shtetit.

Report TV ka zbardhur raportin e Ministrisë së Financave për shpenzimet e nëpunësve të lartë gjatë udhëtimeve jashtë kufijve, të cilat në total arrijnë në 4.6 milionë dollarë. Sipas të dhënave të raportit, 2.8 milionë të tjera janë paguar për të mbuluar shpenzimet gjatë udhëtimeve jashtë kufijve.

Gjatë vitit 2015 Qeveria ndërhyri tre herë në buxhet duke shkurtuar shpenzimet për shkak të mosrealizimit të të ardhurave.
 
Ndërkohë që ka qenë shumë më dorëlëshuar me shpenzimet jashtë kufijve. Në total Qeveria ka nxjerrë nga buxheti 20 milionë dollarë gjatë vitit 2015 në formën e shpenzimeve jo tregtare.
 
Sipas raportit të Ministrisë së Financave shpenzimet e ambasadave (përjashtuar pagat) arritën në 6.1 milionë dollarë vitin e shkuar.
 
Ndërkohë që për pagat dhe pagesa të tjera të zyrtarëve shqiptarë në ambasada u paguan nga buxheti i shtetit 4.6 milionë dollarë.
 
6.5 milionë dollarë të tjerë janë shpenzuar në formën e pagesave të kuotave ndërkombëtare.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Muriqan/ Tentoi të kaloi kufirin me një sasi kanabisi me vete, vihet në pranga 34-vjeçari

Muriqan/ Tentoi të kaloi kufirin me një sasi kanabisi me vete, vihet në pranga 34-vjeçari