TIRANË- Ministrja Olta Xhaçka iu bën thirrje qytetarëve shqiptarë që përpara se të udhëtojnë drejt vendeve të BE të informohen në kohë reale për të gjitha kriteret e vendosura nga vendet specifike të unionit.

Nëpërmejt një postimi në ‘Facebook’, Xhaçka shkruan se i gjithë informacioni është i aksesueshëm në faqen e Ministrisë së Europës dhe Punëve të Jashtme.

Ky është link-u https://punetejashtme.gov.al/al/informacion-mbi-levizjen-e-shtetasve-shqiptare..., ku mund të gjeni informacionin e duhur për destinacion që keni zgjedhur për të udhëtuar.

“Pas rekomandimit zyrtar nga Këshilli i Bashkimit Evropian, të gjitha misionet në vendet e BE janë udhëzuar të marrin dhe publikojnë informacionin e saktë mbi rregullat  që janë në fuqi në secilin vend anëtar, për hyrjen në territorin e tyre të shtetasve të huaj.

Ky informacion, që përditësohet çdo ditë,  është tashmë i aksesueshëm në faqen zyrtare të MEPJ: https://punetejashtme.gov.al/.../informacion-mbi-levizjen...

KUJDES! Është e udhës që përpara çdo udhëtimi në vendet e BE dhe në vende të tjera të botës, qoftë për turizëm apo punë, sigurohuni të keni informacionin e duhur për destinacionin tuaj, duke klikuar në adresën e mësipërme”, shkruan Xhaçka.