Udhëtimi fatal i Liri Belishovës: Pekin-Moskë-Tiranë

Udhëtimi fatal i Liri Belishovës: Pekin-Moskë-Tiranë

Liri Belishova dhe Nako Spiro

Nga Fiqiri Sejdiaj

...vijon nga numri i kaluar 

Për 9 vjet resht, Liri Belishova kish qënë gruaja më e fuqishme e regjimit komunistë, për të mos thënë e vetmja. Në shoqërinë shqipëtare kish edhe gra të tjera të fuqishme, sic ishte Nexhmije Hoxha, Vito Kapo, apo Fiqirete Shehu, e para bashkëshortja e Enver Hoxhës, e dyta e Hysni Kapos dhe e treta e Mehmet Shehut. Asnjëra prej tyre nuk kishte fuqinë e Liri Belishovës. Ajo ishte antare e Byrosë Politike. Portretin e saj e mbanin njerzit në duar, në cdo festë e paradë. Portreti i saj vendosej në ndërtesat më të larta, në qëndër të cdo qyteti të shqipërisë.

Ku Liri Belishova, e ku gratë e tjera!

Nexhmije Hoxha p.sh. nuk ish gjë tjetër vecse një punonjëse e thjesht si shume punonjse te tjera, në një nga sektorët që udhëhiqte Liri Belishova. Madje edhe Ramiz Alia ishte një nga punonjsit e sektorit të ideologjisë në K.Q. të PPSH që drejtonte Liri Belishova.

Në vitet ’50, Liri Belishova ishte në majë të piramidës përkrah Enver Hoxhës. Ajo gëzonte gjithë privilegjet dhe përgjegjësitë që të jep pushteti në një pozicion të tillë. Kish cdo gjë, makinë, kur të tjerët udhëtonin ende me kuaj, kish vilë të bukur e të bollshme në bllok që ruhej me ushtarë të armatosur, mund të shkonte sa herë të donte në bregdet apo në mal familiarisht, për të kaluar pushimet falas në rezidencat qeveritare e tjer e tjere.

Mjafton të ngrinte telefonin, e si në përallë, do i plotsohej cdo dëshirë nga drejtoria e shërbimeve qeveritare. Nuk kish asgjë me emrin e saj të hipotekuar, e kishte gjithëcka. Kjo ishte natyra e shtetit monistë, ku ajo bënte pjesë.

Mirpo do mjaftonte udhëtimi në kontinentin e verdhë, e gjithëcka do të merte fund përfundimisht.  Regjimi që ajo përfaqësonte kish egërsi të skajshme Ai nuk kish mëshirë. Goditja e gruas pas këti udhëtimi ishte fatal. Shokët e saj do ta shqyenin. Familjen do ja bënin copë-copë. Të afërmit do ja shpërndanin si zoqtë e qyqes. Ajo vet dhe bashkëshorti i saj do shpalleshin “armiq të partisë e të popullit”. Lufta e klasave do binte mbi të gjithë rrethin e saj.

Në lidhje me udhëtimin fatal të Liri Belishovës, ish presidenti Ramiz Alia ka deklaruar se Enver Hoxha nuk mund t’ia falte Liri Belishovës dekonspirimin që ajo u bëri bisedimeve shqiptaro-kineze tek Rusët.

“Para kthimit të Lirisë në shqipëri,-shkruan Ramis Alia,- Enveri më tha mua:”Kjo Liria do na bëjë ndonjë prockë kur të qëndrojë në Moskë!”

Unë,- vazhdon Ramiz Alia, - i thash Enverit ti dërgojmë urgjentisht një radiogram, po Enveri më kundërshtoi. Jo radiogram, se do na thotë, jo e mora, jo se mora! Ti nisim një korier diplomatik. Korieri ta pres në Ulan-Bator, apo diku gjetkë, pa mbritur në Moskë. Dhe kështu bëmë.

 Liri Belishova,- vazhdon Ramiz Alia në kujtimet e tij,- nuk na i vuri veshin.”

 Po c’thotë për këtë udhëtim Liri Belishova?

SI FILLOI KONFLIKTI I LIRISE ME ENVERIN

Me rastin e 90 vjetorit të lindjes së Leninit, Kinezët botuan disa artikuj me titull:” Roftë Komunizmi!”  Këta artikuj ishin kundër vijës reformatore të kongresit të  XX të partisë komuniste të Bashkimit Sovjetik. Nuk bëhej fjalë për Leninin,  bëhej fjalë për Stalinin dhe mbrojtjen e tij. Këta artikuj, nuk u botuan në shtypin shqiptar.  Nuk u botuan se Thanas Nano që ishte drejtor i A.T.SH-së , nuk i vuri në zarfin blu që u shkonte gjithë organeve të shtypit, po i vuri në zarfin jeshil. Ky zarf ishte i  rezervuar, sekret,  vetëm për  udhëheqjen e partisë.  Pasi kaluan disa ditë nga leximi i këtyre artikujve,  Enver Hoxha thërret Liri Belishovën e i thotë se artikujt e kinezve duhet të botohen. Ajo kundërshtoi me takt, duke i thënë se këta artikuj nuk mund të botohen. Ai e kundërshtoi. Atëhere Liria i tha se këta artikuj janë kundër deklaratës së Moskës,ku partia shqipëtare kish marë pjesë e kish hedhur firmën. Në atë deklaratë theksohej se kongresi i XX i partisë komuniste të Bashkimit Sovjetik, ishte një program historik për gjithë lëvizjen komuniste botërore. Artikujt e kinezëve binin ndesh me këtë frymë. Enver hoxha u tërhoq. 

 Të nesërmen, ai e thiri përsëri Liri Belishovën e i tha: “Të botohen!” Atëhere,- sic tregon Liri Belishova,- mua mu desh të përdorja të tjerë argumente. E dija përmëndësh Marksin e Leninin. Për këtë kisha mbaruar shkollë. Fillova të jap argumenta, Ai u bind e më tha: “Të mos botohen!” Ditën e tretë më thotë përsëri: “Po sikur ti botojmë me shkurtime?”-

Nuk ishte pyetje, ishte urdhër.

Pas kesaj odiseje, ishte e kotë ta kundërshtoja. Ndërsa po dilja nga zyra e tij, më porositi: “Punoni sëbashku me Ramizin për shkurtimin e tyre.”

Punuam me Ramizin, po nuk shkurtoheshin. Shtylla vertebrale e shkrimeve ishte e pa mundur të ndryshohej. Në një moment i them Ramizit: do vete ti them Enverit se nuk shkurtohen. Ai ma preu menjëher:  Ulu ! Ç`të duhet ty! A do Enveri ta bëjmë kështu, kështu do ta bëjmë! Unë u revoltova. Po ne, pse i mbaruam shkollat e partisë? Këta  artikuj bien ndesh me sovjetikët të cilët i kemi aleatët më të mëdhenj. Ramizi ngulte këmbë; Kur jep urdhër vet shefi, ç`na duhet ne!  Më në fund, unë vajta tek shoku Enver e i thashë : Këto nuk shkurtohen, është e pa mundur ti përmbledhësh si artikuj për gazetat e përditshme.

Enveri nguroi një cast, pastaj më tha: “Në se gjykoni kështu, mirë Liri, i lini fare! Nuk do ti botojmë.   Nga shprehja e syve të tij, e kuptova, se mora një vizë të zezë. Enver Hoxha nuk kish qejf  t`a kundërshtonte njeri. Mua vërtet më tha kështu, po nga ana tjetër, gjeti mënyrëne për ti botuar. Bisedoi me ambasadën Kineze, e ajo i botoi në formën broshure.  Kjo broshurë u punua kudo ,në të gjithë Shqipërinë, si parapërgatitje për kthesën që do bënte Enver Hoxha.

Liri Belishova

Ç`ndodhi me ju pas këti fakti?

-Pas kësaj, unë shkova në Kinë, me një delegacion parlamentar që kryesohej nga Haxhi Lleshi, në atë kohë  kryetar i Presidiumit të Kuvëndit Popullor. Kur vajtëm në Kinë, kinzët donin të bënin me ne bisedime partie. Enveri e kish marë parasysh një gjë të tillë, e na kish porositur: n.q.se kinezët ju kërkojnë bisedime politike lidhur me kongresin e XX të P.K.të BRSS, ju  thoni se këto gjëra i bisedoni me udhëheqësit politik. Kinezët na mbajtën nga ora 8 deri në orën 4 të mëngjesit, duke na cfaqur kritika ndaj Hrushovit dhe udhëheqësve Sovjetik për revizionizëm e për tradhëti.

Ç`qëndrim mbajtët ju?

-Ç`qëndrim mund të mbaja unë!?  Këto teza ishin të papranushme.  Qëndrimi ynë ishte se nuk kemi autorizim për të bërë bisedime partie, megjithatë të gjitha këto do ja raportojmë shokut Enver. Delegacioni kinez kërkoi nga unë nëse udhëheqja shqipëtare ishte apo jo dakort me artikujt që kinezët kishin publikuar, dhe e dyta, udhëheqësit sovjetik duan që me rastin e kongresit të partisë komuniste Rumune të bëjnë edhe një mbledhje të partive komuniste. Rusët duan që të na kryqëzojnë. Ne nuk  vimë në këtë mbledhje,- na thanë kinezët. U bllokua mbledhja e këshillit të sindikatave botërore sepse shumë delegacione nuk i aprovonin këto gjëra. I bëra telegram Enverit , dhe ja përgjigjia e tij: ” U thoni kinezëve të vinë në mbledhjen e Bukureshtit.

Ju personalisht, a ishit dakord me tezat e tyre?

Jo! Prandaj mbajta një qëndrim edhe pro, edhe kundër. Prandaj vumë në dijeni ambasadën ruse në Kinë. Prandaj unë bisedov me shokët sovjetikë në Moskë  ku qëndruam një natë gjatë kthimit për në shqipëri. Kur erdha në Tiranë, gati sa nuk më hëngrën të gjallë. Akuzat ndaj meje ishin, se ti ke shkelur rregullat e partisë. Ke tradhëtuar bisedimet sekrete të një partie motër, të partisë komuniste kineze. Pse? Sepse duke qënë në Pekin, unë, Gogo Nushi dhe gjithë delegacioni, thirëm ambasadorin Sovjetik. Atij i tham: shokët kinezë  nuk vinë në Bukuresht. Mendimi ynë është që ti bindim shokët kinezë të vinë në mbledhje. N.q.s ata nuk vinë, ta shtyni mbledhjen, që gjatë kësaj kohe, të gjejmë një kompromis. Këto mendime që unë kish cfaqur, u quajtën gabim i madh. Po Gogo që ish aty, po Haxhiu? Nuk kishin përgjegjësi ata?  C`farë sekreti kisha dekonspiruar unë?  Kritikat e kinezve ishin për udhëheqien Sovjetike, e ajo duhet ti dinte këto kritika. Madje këto kritika duhej të bëheshin objekt diskutimi. Kush kish të drejtë, e kush nuk kish. Nisur nga  ky qëllim i mirë, kam biseduar hollësisht me Ambasadorin Rusë në Pekin.

Po kështu kam biseduar hollësisht me shokët sovjetik në Moskë, gjatë kthimit për në shqipëri.

Po nuk ishte halli këtu, halli ishte për të më dënuar mua. Enveri e pa se unë s`isha dakort me vijën Staliniste të partisë sonë. Në mbëledhjen e byrosë mu tha: Pse ke thyer vijën e partisë?  Je armike! Nuk e ke mbrojtur partinë gjatë drekës që sovjetikët shtruan në Moskë për nder të Haxhi Lleshit. Na thuaj me kë je takuar tjetër? Cfarë ke biseduar me Hurshovin?... Këto u shtruan në mbledhjen e byrosë politike, pastaj në Komitetin Qëndror. Mbaj mënd që thoshin; gabimet e Liri Belishovës janë armiqësore, kundër partisë , kundër shtetit socialist, janë Trockiste, Buhariste e tjer. Në këtë plenium të Komitetit Qëndror u vendos, që unë të përjashtohesha nga të gjitha funksionet partiake. 

Shëmbulli im tregon se si zgjidheshin gjërat në partinë komuniste shqipëtare. Unë isha antare byroje, sekretare e Komitetit Qëndror për ideologjinë, e nuk kisha të drejtë të shprehja mendimet e mia. Bile unë vet, kur e pashë se gjërat po mernin për keq, nuk kundërshtova. Mendoja se kështu do më dënonin vetëm mua, e jo burrin tim, jo 4 fëmijët tanë, jo 5 vëllezërit, jo nënën time.Mirpo i mora të gjithë në qafë. Madje mora në qafë edhe  gjyshen time, njerëzit e burrit, vëllezrit e motrat e tij, me gjithë familjet e tyre. Pse? Sepse ashtu bëheshin këto gjëra në diktaturën komuniste. Enver Hoxha mori  flamurin e Stalinizmit. Persekutimi i komunistëve që mendonin ndryshe nga Enveri, ka qënë i egër, jo vetëm për ta, po për krejt familjet e tyre.

Çfarë ndodhi pasi ju përjashtuan nga Komiteti Qëndror?

Fillimisht më përjashtuan nga të gjitha funksionet partiake. Më përjashtuan nga cdo funksion tjetër e bashkë me mua, perjashtuan edhe burrin tim nga të gjitha funksionet partiake e shtetërore.

Pse e përjashtuan burrin tuaj?

-E motivuan, se ke gabime si Ministër i Bujqësisë. Je i pa aftë! Deri atëhere kish qënë i aftë, papritur, brënda një dite, u bë i pa aftë!

Të dyve na dërguan në një fermë afër Gjirokastrës. Atje, pa mbushur tre muaj na përjashtuan nga partia, dhe na internuan. Në fillim në Kuc, tre muaj, pastaj në fshatin  Progonat, një fshat i thellë malor me dimër të ashpër. 10 vjet kam qënë atje, sepse Maqon e hoqën dhe e cuan në kampin e Zvërnecit, ku ishin internuar gjeneral ,ministra, e ushtarak të Komitetit Qëndror. E lanë 7 vjet aty, pastaj e dënuan me 10 vjet burg për agjitacion e propagandë. Ky ishte apsurditet!  Duke qënë në kamp i izoluar, cfarë agjitacioni e propagande do të bënte ky njeri?  Kujt do t’ia bënte këtë propagandë? Atyre që ishin të internuar?  E dërguan në Burrel. Në vitin e 9-të të burgut, pa llogaritu 7 vjet internim në Zvërnecë, iu bë një gjyq tjetër, dhe e dënuan  edhe 10 vjet të tjera burg. Prap për agjitacion e propagandë.

Si shkuat në Progonat?

Në Progonat, ku kam jetuar 10 vjet, kam qenë e detyruar të paraqitem në postën e policisë tre herë në ditë, në orën 07 të mëngjezit, në orën 12 të drekës dhe në orën 19 të darkës.

Ky ishte një formalitet banal, sepse në shtëpinë ku unë banoja, policët bënin vazhdimishtë roje.

Ndërkohë, posta e policisë ishte disa hapa më tej. Ky nuk ishte internim, ky ishte burg shtëpiak. Në Progonat, nuk lejonin të më vinte njeri. Edhe nëna duhet të vinte me leje të posacme nga Ministria e Punëve të Brëndshme. Të përballoje jetën në Progonat ishte shumë e vështirë. Në dimër p.sh., nuk hapja dot rrugën, nga porta e shtëpisë, deri tek porta e avllisë. Borë e madhe!

Shtëpia ime ruhej natë e ditë me roje të armatosur. Kur unë dilja nga shtëpia për nevoja të jetesës, të bleja bukë, të mbushja ujë në cezëm apo ndonjë nevojë tjetër, me mua do vinte një nga rojet e armatosur. Kur nuk kish dy roje që njëri të ruante shtëpinë, tjetri të vinte me mua, më thoshin, prit. Kish raste në verë që thaheshim për ujë. Nuk na linin të mbushnim ujë se nuk kish roje, d.m.th internimi im ka qënë një, burg shtëpiak. Konditat e jetesës ishin shumë të vështira, se atje nuk kish furnizime si në qytet, të bleje makarona,vaj, sheqer dhe të tjer. Në fillim ish më ndryshe, por pastaj gjerar u veshtiresun, si për gjithe fshatarët, ashtu edhe për ne. Duke qënë e internuar, unë jetoja më mirë se fshatarët, sepse mua më dërgonte, e shkreta nënë para. Nga Tirana më dërgonte pako me ushqime. Fasule, vaj, makarona e tjerë. Kurse fshatarët s`mernin as vaj, as sheqer, as makarona, asgjë. Ju thoshin, ju keni gjalpin e deleve. Për mua që jetoja aty,ka qënë një tragjedi e tmershme edhe nga kjo pikëpamje, të shihja jetën e fshatarëve të Progonatit se si vuanin nga skamja.. Një fshat që kish 80 mijë kokë dele, nuk kish të drejtë të pinte një pikë qumësht. Erdhi një kohë që ua prishën edhe muret e kopshteve të vegjël, që kishin reth shtëpisë, ku mbillnin qepë, hudhra, fasule, ndonjë rënjë mollë, me argumentin se nga kopshti personal lind prona e kapitalizmi. E c’kapitalizëm do lindëte  në gurët e Progonatit?. Ua thanë edhe kupën e dhallës së fëmijve. Kjo më bënte të mendoja. Ky është socializmi për të cilin luftova? Cfarë u pruri socializmi fshatarëve shqiptarë e popullit?

Progonati ishte një fshat që kish luftuar gjatë luftës Nacional-Clirimtare, që kishte dhënë gjithë ata dëshmorë.

Në Progonat, nuk me lejonin te takoja as vellezrit e as motrat.  Gjatë 10 vjetëve, vetëm një herë lejuan një vëlla që u takua me mua e nënën, gjysëm ore. Ajo kërkonte vazhdimisht të takonte djemtë, po kush e pyeste?

Po nëna, çfarë kishte bërë që të rinte me ju?

-E trajtonin sikur të ishte e internuar. Po edhe sikur të mos ish kjo, nëna rrinte se s`mund të më linte mua vetëm.

 Jeta e saj u kthye në ferr, sepse të 6 fëmijët e saj ishin të dënuar. U rritën niprit e mbesat e nuk kishin të drejtë studimi. Dy nga vëllezrit e mi, Fatmiri e Fiqiriu ishin martuar me gra të huaja. Ato u detyruan të largohen nga Shqiperia bashkë me fëmijët.  Për 30 vjet me radhë nuk kemi patur asnjë kontakt me ta. Për nënën time kjo ishte torturë. Larg syve, larg zemrës, nuk dinim asgjë, jetonin apo jo, jetonin si ne apo më keq?! Vajza ka shkruar një poezi për nënën time. E krahason me një figurë të mitologjisë Greke, të nënës që i vranë djemtë dhe u kthye në gurë. Nëna ime vërtet u kthye në gur dhimbjeje.

Burrin tim e kam takuar pas 12 vjetësh.

Pse nuk e takonit?

-Nuk na linin. I kam shkruar letër disa here prokurorit, Ministrit të Brëndshëm. Enver Hoxhës, që si është e mundur të ndalohet gruaja të takojë burrin për kaq vjet me radhë? 

Pas 12 vjetësh, kushedi si ka ndodhur, sic duket Ener Hoxha ka qënë në ndonjë damar të mirë, e na lejuan. Gjatë  30 vjetëve, jam takuar me burrin 4 herë. Edhe kur jemi takuar, nuk na kane lene me shume se 10 apo 20 minuta.

Periudha e Progonatit ka qënë një tragjedi individuale. Vërtet kam vuajtur vet, po në të njëjtën kohë, kam parë për herë të parë se si vuanin më shumë se unë të tjerët. Ka qënë e dhimbshme të shikoj jetën e fshatarëve për të cilët luftuam ne komunistët. Aty kam  revizionuar mendimet e mia. Po revizionimi i bindjeve është shumë ivështirë, është sikur të shkëputësh mishin nga kocka.

Po me të afërmit tuaj, vëllezër e motra, cfarë ndodhte?

-Vëllezerit e mi, që të 5 kishin mbaruar shkollat e larta shkelqyeshem. Katër prej tyre ishin diplomuar jashtë shtetit. Kur u dënova unë, brënda nje dite, i transferuan qe te gjithe nga Tirana.

Vellai i madh, Fatmiri ishte profesor ne Universitet. E morën nga Tirana dhe e cuan në Ulëz për pak kohë, e pastaj e cuan në Minierën e Selenicës.

Vëllain e dytë, Bardhylin, inxhinier elektrik, e dërguan në Kurbnesh pak kohë, sepse në 64-ën e arestuan dhe e dënuan me 25 vjet burg.

Vëllain e tretë Bardhylin, e arestuan dhe e dënuan me 25 vjet burg. Një gjyq apsurd, pa fakte . Një ditë avokati doli i gëzuar dhe  i tha nënës:”Zonjë, djali do të shpëtojë!  Dëshmitari i vetëm që ishte kundër tij tha: Ato që  kam thënë në hetuesi, i kam thënë se më kanë detyruar, nga torturat. Mirpo trupi gjykues nuk e mori parasysh këtë deklarat të dëshmimtarit. U dënua me 25 vjet burg. Duke qënë në burg,  u dënua dhe dy herë të tjera me nga 10 vjet. 45 vjet burg!

Vëllain tjetër Ilir Belishovën që ishte oficer e cuan në Korcë, e pas pak muajsh e cuan në ndërmarjen e ujrave. Se c`lidhje kish akademia ushtarake me ujrat, hajde mere vesh!

Vëllain tjetër, Pëllumb Belishova, që kish mbaruar për gjeolog e morën dhe e dërguan në Kurbnesh, me gjithë të shoqen. Nga Kurbneshi e dërguan në minierë.

I vogli, Agron Belishova, mjek, e dërguan në Lezhë, e arestuan dhe e dënuan me 10 bjet burg.

Ne këtë shtet, nuk zbatoheshin as ato ligje të shkreta që kishim. Vellanë tim e kanë mbajtur 10 muaj në hetuesi. Më ka treguar se prangat që kishn në dorë ua shtrëngonin aq shumë, sa  hekuri futej në kockë. Këto pranga ishin që nga periudha e Gestapos në Shqipëri. Po Gestapo i kish llogaritur të rinin të puthitura me mishin e dorës. Sigurimi ynë ja kaloi edhe gestapos, i modifikoi këto pranga. Njerzit tanë u bënë më ekstremistë se xhelatët e gestapos. Unë kam një këmishë  të vëllait që e ruante nëna e shkretë! Nuk ka vend të pagrisur nga të rahurat. 10 muaj në hetusi, e familja nuk dinte asgjë! Ron, apo nuk ron. Përse ka nevojë? Mos është  sëmurë!. Asnjë mardhënie me familjen, asnjë mardhënie me një avokat. . Kjo tregon se diktatura e prlektaratit qe kish deklaruar ndërtimin e një shoqërie të lartë, fazën më të lartë të shoqërisë njerëzore në fakt, bënte të kundërtën.

Kur doli vëllai nga burgu, pas 10 vjetësh, e emëruan në një fshat në kufi me Mirditën. Përsëri larg  gruas e fëmijve.

Po pse, vetëm vëllezrit e mi u internuan e u burgosën? Gjetën belanë të afërmit e miqtë tanë. Një nga shoqet e mia më të ngushta të shkollës “Nëna Mbretëreshë”,  Fatbardha Tola e dënuan me internim. Ishte një gjë e papranueshme, absurde

...vijon në numrin e ardhshëm te gazetes Shqiptarja.com (print))

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

I mërzitur dhe me prerje në fytyrë e kokë, habit Guardiola: Doja të lëndoja veten

I mërzitur dhe me prerje në fytyrë e kokë, habit Guardiola: Doja të lëndoja veten