TIRANE- Dhjetë kalorës shqiptarë dhe kosovarë janë nisur nga Kosova per te mberritur me 28 Nentor ne Vlore. Në ndalesën e tyre në Lezhe dhe Lac ata janë përshëndetur nga qytetarë të shumte, ndërsa kanë vijuar rrugëtimin simbolik pasi më 28 Nentor duhet të jenë në qytetin e Flamurit.

Ata udhëtojnë shtigjeve të Isa Boletinit për të arritur më 28 Nëntor në Vlorë, një rrugëtim i mundimshem por tepër domethënës i grupit të kalorësve shqiptarë dhe kosovar. Ata kanë përshkuar Lezhën për të ndalur në Fushë Kuqe. Të lodhur nga rruga dhe me përshkimin e peripecive, 10 kalorësit janë ndalur në vendlindjen e Fishtës.

Ky rrugëtim i rrallë ka mbledhur shumë kureshtarë. Në Fushë Kuqe i priti Ismail Qemali i këtij 100 vjetori, një burrë i moshuar nga Laci me thinjat e plakut të urtë.

Më 28 nëntor ata do të jenë në Vlorë.

(sg/shqiptarja.com)