Një grua ka braktisur foshnjën e saj dy-muajshe teksa ka qenë duke udhëtuar drejt qytetit të Matit.

Të dhënat e para bëjnë të ditur se, gruaja e moshës rreth 22-vjeçare ia ka lënë në fugon foshnjën, të seksit mashkull, një gruaje që ka qenë aty, me pretekstin se do të kthehej më vonë.

Por ajo nuk është kthyer dhe ajo ka njoftuar policinë.

Sipas dëshmisë së gruas që ka mbajtur fëmijën, gruaja ka qenë e panjohur prej saj dhe dyshon se është nga Saranda.

Menjëherë policia ka nisur kërkimet për nënën e foshnjës, ndërkohë që po merr në pyetje edhe shoferin e fugonit të linjës Burrel-Klos në të cilin u braktis dhe foshnja.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)