Pandemia e COVID-19 është akoma në rrethin tonë shoqëror, edhe pse vendi është hapur dhe po kthehet në normalitet dita ditës.
OBSH ka dhënë udhëzime të përditësuara për përdorimin e maskave për kontrollin e COVID-19 si kush duhet të përdorë maskë, kur duhet të përdoret dhe çfarë materiali duhet të jetë, përmes linqeve shpjeguese me informacion edhe video.
OBSh-ja këshillon që pëlhura e maskës duhet të përmbajë të paktën tre shtresa me material të ndryshëm dhe ofron gjithashtu një udhëzim se si duhet të lahet dhe mirëmbahet pëlhura e një maske dhe se si duhet të përdoret maska në mënyrë të sigurt.
Përdorimi vetëm i maskës është i pamjaftueshëm për të siguruar mbrojtjen e duhur nga COVID-19 dhe ajo duhet të përdoret vetëm si pjesë e një strategjie gjithëpërfshirëse që përfshin distancimin fizik dhe higjienën e duarve.