/ATSH/- Banka e Shqipërise ka nxjerrë një udhëzim për mbrojtjen e depozitave. Nëse një depozitë që është e rregullt dhe e pagueshme, nuk paguhet nga banka për arsye të cilat lidhen direkt me gjendjen e saj financiare, depozituesit kompensohen nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave.
Për mënyrën e llogaritjes së kompensimit, Banka e Shqipërisë (BSH) ka nxjerrë një udhëzim të ri të firmosur nga zëvendësguvernatorja e parë e BSH-së, Elisabeta Gjoni. Agjencia siguron depozitat e individëve në bankat anëtare në skemë, bazuar në: kontratën e depozitës, dokumentet kontabël dhe të dhënat e regjistrit elektronik. Bankat, në fund të vitit të parë të anëtarësimit në skemë, paguajnë në llogarinë e Agjencisë pranë BSH-së shtesën e kontributit fillestar, që përllogaritet në masën 0,5% të kapitalit të krijuar gjatë këtyre 12 muajve.
Gjatë muajit nëntor 2014 depozitat u rrit me 0.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.
Sipas BSH-së, ecuria e rritjes së kreditimit ka ecur paralelisht me rritjen e depozitave, që u rritën me rreth 400 milionë lekë. Banka Qendrore vëren se, ecuria e rritjes së depozitave është ngadalësuar ndjeshëm gjatë fillimvitit 2014 , ndërsa ka shfaqur shenjat e gjallërimit në fund të këtij viti.
Ekspertët vërejnë se, raporti mes huave dhe depozitave ngelet në nivele të ulëta, rreth 58.5%, çka tregon se sistemi bankar ngelet mjaft likuid dhe me rezerva të lira për të rritur kreditimin e ekonomisë.
/Shqiptarja.com