Udhëzimi ekskluziv/ Superstruktura e PS për zgjedhjet lokale, 16 detyrat dhe taktika

Partia Socialiste, subjekti politik më i madh në Shqipëri, ka intensifikuar përgatitjet për zgjedhjet lokale të 2019. Asambleja Kombëtare e PS, në mbledhjen e fundit, ka miratuar një udhëzim për ngritjen e strukturave koordinuese elektorale për zgjedhjet lokale, duke përcaktuar në të njëjtën kohë edhe detyrat e tyre. Udhëzimi projekton trupën, të cilës do t’i besohet rifitimi i bashkive kryesore në vend, për drejtimin nga socialistët deri në vitin 2023. “Në funksion të përgatitjes dhe zhvillimi të zgjedhjeve vendore 2019 të ngrihen strukturat koordinuese elektorale mbi bazën e këtij udhëzimi. Në të gjitha nivelet e strukturave vendore të partisë, qark, bashki, ZAZ, njësi administrative, organizata socialiste dhe qendër votimi të caktohen koordinatorët elektoralë, të organizimit dixhital, të emigracionit të Forumit të Gruas Socialiste dhe të FRESH”, thuhet në udhëzim. Për ngritjen dhe funksionin e trupës së koordinatorëve elektoralë dhe shtabeve elektorale të bashkive janë përcaktuar 15 detyra kryesore, të cilat do të realizohen nga të gjithë organizmat e PS, sipas niveleve.

Për realizimin e detyra udhëzimi parashikon disa afate duke nisur nga data 30 shtator 2018, ku duhet të caktohen koordinatorët në shkallë qarku si dhe të mblidhen asamblesë socialiste të bashkive, deri në mars 2019, kur duhet të të zhvillohen sesione trajnimi për koordinatorët e të gjitha niveleve me fokus arritjen e rezultateve dhe strategjitë specifike elektorale. Pra, në bazë të udhëzimit, Partia Socialiste, e cila ka filluar përgatitjet që në vitin 2017, do të jetë gati për zgjedhjet lokale në fund të marsit 2018. Sipas gjasave, në zgjedhjet për pushtetin vendor në qershor të vitit që vjen, PS do të ketë përballë të bashkuara Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, me të cilat pritet të bashkohet edhe PDIU nën drejtimin e Shpëtim Idrizit. Gjithsesi, në mbledhjen e fundit të Asamblesë, kryeministri Rama pohoi se PS garën e ka me veten, duke nënkuptuar se në këto zgjedhje nuk ka kundërshtar.

Udhëzimi i PS për zgjedhjet lokale
1. Në të gjitha nivelet e strukturave vendore të partisë, qark, bashki, ZAZ, njësi administrative, OS/QV të caktohen koordinatorët elektoralë, të organizimit dixhital, të emigracionit të Forumit të Gruas Socialiste dhe të FRESH.

2. Këshilli koordinues i partisë në qark duhet të organizojë dhe monitorojë punën për ngritjen e strukturave koordinuese elektorale në të gjitha nivelet.

3. Këshilli koordinues brenda datës 30 shtator 2018, duhet të caktojë koordinatorët elektoralë, të organizimit dixhital, të emigracionit të Forumit të Gruas Socialiste dhe të FRESH në shkallë qarku sipas propozimeve të ardhura nga drejtuesit politikë të qarkut.

4. Pas caktimit të koordinatorëve, konstituohet shtabi elektoral i qarkut në përbërje të të cilit janë anëtarët e këshillit koordinues të PS në qark dhe koordinatorët në nivel qarku.

5. Në mbledhjen e parë të tij, shtabi cakton detyrat për ndjekjen e procesit të caktimit të koordinatorëve në nivel bashkie, ZAZ, NJA dhe QV.

6. Brenda datës 30 shtator 2018 organizohet mbledhja e Asamblesë së Bashkisë për njohjen me vendimet e Asamblesë Kombëtare të datës 07.09.2018 si dhe për përcaktimin e detyrave që dalin në funksion të përgatitjeve për zgjedhjet vendore 2019.

7. Asambleja Socialiste e Bashkisë është përgjegjëse si dhe drejton ngritjen dhe riorganizimin e strukturave elektorale në bashki, ZAZ, NJA dhe QV.

8. Deri më datë 15 tetor 2018, Asambleja Socialiste e Bashkisë duhet të caktojë koordinatorët elektoralë, të organizimit dixhital, të emigracionit të Forumit të Gruas Socialiste dhe të FRESH në shkallë bashkie dhe ZAZ.

9. Pas caktimit të tyre, shtabi elektoral i bashkisë, në përbërje të të cilit janë anëtarët e këshillit koordinues të PS së qarkut, koordinatorët në nivel bashkie e ZAZ, dhe kryetarët e KS dhe NJA, cakton detyra për ndjekjen e procesit të koordinatorëve në nivel OS dhe NJA.

10.Deri më datë 30 tetor 2018, duhet të caktohen koordinatorët elektoralë, të organizimit dixhital, të emigracionit, të FGS, të FRESH, në shkallë njësia administrative, organizate socialiste dhe qendër votimi. Ngarkohet respektivisht KS i njësisë administrative dhe organizatat socialiste të caktojnë koordinatorët përkatës sipas propozimeve të ardhura. Në mbledhjen e caktimit të koordinatorëve marrin pjesë të ngarkuar nga shtabi elektoral i bashkisë.

11. Për ecurinë e këtij procesi raportohet çdo javë në Zyrën e Organizimit të Partisë Socialiste.

12. Në përfundim të procesit të caktimit të koordinatorëve në të gjitha nivelet, zhvillohen takime raportuese të shtabeve elektorale në bashki, ZAZ, NJA, OS dhe AV deri në 15 tetor 2018.

13. Këshilli koordinues në qark dhe Asambletë Socialiste të Bashkive të analizojnë punën për ngritjen dhe riorganizimin e strukturave elektorale deri më 20 dhjetor 2018.

14. Sekretarët e Partisë Socialiste sipas drejtimit të veprimtarisë së tyre të përgatisin e dërgojnë udhëzime për detyra specifike të koordinatorëve sipas fushave për çdo nivel të tyre. Në janar të 2019 të bëjnë takimet për secilin drejtim të punës elektorale: koordinatorët elektoralë, të organizimit dixhital, të emigracionit, të FGS, të RESH të bashkive në shkallë vendi dhe të KS e OS në shkallë qarku, grup bashkish dhe bashkie.

15. Në periudhën janar-mars 2019 të zhvillohen sesione trajnimi për koordinatorët e të gjitha niveleve me fokus arritjen e rezultateve dhe strategjitë specifike elektorale.

16. Ngarkohet grupi strategjik i PS për zgjedhjet vendore 2019 të nxjerrë udhëzimet përkatëse për funksionimin dhe detyrat e shtabeve elektorale të të gjitha niveleve si dhe çdo udhëzim për detyra specifike për mirëfunksionimin e strukturave.

Grupi strategjik për zgjedhjet
Blerina Gjylameti

Damian Gjiknuri

Ditmir Bushati

Bledi Çuçi

Taulant Balla

Erion Veliaj

Gramoz Ruçi

Faksimile e udhëzimit të PS për zgjedhjet lokale

Ndryshimet në sekretariatin e PS
Sekretare për Burimet Njerëzore, Senida Mesi, nënsekretare Romina Kuko

Sekretar për Organizimin, Arben Pëllumbi, nënsekretar Shpati Kolgega

Sekretare për Koordinimin Elektoral, Blerina Gjylameti

Nën/sekretar Elion Semanaj dhe Ermira Rusi

Sekretar Digjital, Ilir Beqja

Sekretar për Diasporën, Laert Duraj, nënsekretare Artemis Dralo

Sekretare për Bashkëqeverisjen dhe Aleancat, Elisa Spiropali, nënsekretar Petro Koci

Sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Teuta Vodo

Sekretar për Marrëdhëniet me Shoqërinë Civile dhe Mediat, Alfred Peza

Sekretar për Çështjet Zgjedhore, Bledi Çuçi, nënsekretar Julian Hodajm Eridian Salianji

Nënkryetar i Asamblesë Kombëtare, Bashkim Fino

Kryesia e Partisë: Ulsi Manja, Ermonela Valikaj (Felaj)

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi