Ministria e Bujqësisë nëpërmjet një udhëzimi i cili mban datën 2 korrik 2014, përcakton vendndodhjen dhe kriteret që duhet të plotësojnë tregjet e shitjes më shumicë.
Sipas këtij udhëzimi, i cili ka dalë vetëm dhjetë ditë para vendimit të prefektit të Tiranës për mbylljen e dy tregjeve në kryeqytet, përcaktohet si pikë kryesore që tregjet e produkteve agroushqimore me shumicë të jenë jashtë vijës së verdhë të qyteteve. Dhe distanca sipas këtij udhëzimi, duhet të jetë plotë 500 metra larg vijës së verdhë.
Pra, automatikisht tregu tek Uzina "Dinamo" sipas këtyre kritereve të reja nuk plotëson kushtin kryesor që është largësia nga vija e verdhë.
Në udhëzimin e Ministrisë së Bujqësisë, i cili mban firmën e ministrit Edmond Panariti, tregjet agroushqimore duhet të plotësojnë 10 kritere, që veç distancës nga zonat e banuara, përfshihen edhe disa kushte të tjera që kanë të bëjnë me furnizimin me ujë dhe drita 24 orë, rrethimin e ambienteve, por edhe disa kritere për numrin e magazinave, ambienteve frigoriferike etj. Udhëzimi&Kriteret Në rregullat e reja që ka përcaktuar Ministria e Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, për vendndodhjen dhe kushtet e tjera të tregjeve të shitjes me shumicë, kriter kryesor është distanca që këto tregje duhet të kenë me zonat e banuara. Në pikën e parë të këtij udhëzimi përcaktohet se tregjet agroushqimore duhet të kenë një distancë prej 500 metrash nga vija e verdhë e qytetit. Udhëzimi nr.11, datë 2.7.2014 të firmosur nga ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, përcakton se tregjet e produkteve agro-ushqimore me shumicë duhet të plotësojnë këto kritere: të jenë jashtë vijës së verdhë të qyteteve në një distancë jo më afër se 500 m nga vija e verdhë; me distancë jo më pak se 500 m nga zona të miratuara për banim ose pushim; brenda zonave të miratuara për ushtrimin e aktivitetit të tregtimit të produkteve agroushqimore me shumicë, të përcaktuara në këtë udhëzim; pranë rrugëve kryesore dhe lehtësisht i aksesueshëm; jo më pak se 1 kilometër larg zonave të kontaminuara ose ndotje mjedisore, si fabrika që prodhojnë ose gjenerojnë mbetje të dëmshme për shëndetin, mbetje kimike etj.; duhet të kenë 2 porta, hyrëse dhe dalëse; numri i magazinave brenda stabilimentit të jetë jo më pak se 10 (dhjetë); të ketë ambiente frigoriferike; të ketë ambiente të veçanta për punonjësit; objekti të jetë i rrethuar, të jetë i pajisur 24 orë me ujë dhe energji elektrike. Në pikën dy të udhëzimit, përcaktohet se për zbatimin e tij ngarkohet Drejtoria e Prodhimit Bujqësor dhe Politikave Tregtare dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Dhe se ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë. Duke marrë shkas nga ky udhëzim, por edhe nga grupi-task forcë i ngritur për sigurinë ushqimore në Tiranë, prefekti Sadi Vorpsi ka firmosur urdhrin për mbylljen e dy tregjeve, atij tek Uzina "Dinamo" dhe tregut në rrugën "Hamdi Pepa". /ATSH/
/Shqiptarja.com