Udhëzimi i ministrit/ Si ushtarakët mund të bëhen policë

Udhëzimi i ministrit/ Si ushtarakët mund të bëhen policë

Është bërë zyrtarë premtimi I bërë para pak kohe nga ministri I Brendshëm Sandër Lleshaj se ushtarakëve aktivë në Forcat e Armatosura do t’u jepet mundësia që të futen në Policinë e Shtetit. Është botuar dje në fletoren zyrtare udhëzimi I ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, çka do të thotë që tashmë ai ka marrë fuqi ligjore. Që në fillim të këtij udhëzimi sqarohet se kjo bëhet në bazë tëMarrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Brendshme nr. 1657, datë 26.2.2019 dhe Ministrisë së Mbrojtjes nr. 1257, datë 26.2.2019 “Për pranimin e ushtarakëve të Forcave të Armatosura në Policinë e Shtetit, për vitin 2019”.

Sipas udhëzimit kriteret parësore që duhet të plotësojnë pjesëtarët e Forcave të Armatosura për të qenë pjesë e Policisë së Shtetit janë:  a) të jetë i moshës deri 32 vjeç; b) të ketë gjatësi trupore mbi 175 cm; c) të ketë kualifikime e trajnime të posaçme që lidhen me funksionin; d) të ketë vlerësime të nivelit shkëlqyer ose shumë mirë, për 2 vitet e fundit të shërbimit në Forcat e Armatosura.

Konkurrsi zhvillohet në dy faza: verifikimi paraprak, i cili ka për qëllim të verifikojë nëse kandidatët plotësojnë kriteret e përgjithshme dhe ato të veçanta dhe më pas do të jetë filtrimi i vërtetë nëpërmjet vlerësimit të kandidatëve.

Por veç kritere fikse një kriter me po aq rëndësi do të jetë edhe intervistimi I kandidatëve nëpërmjet të cilit do të vlerësohet aftësia e tyre në komunikim, pasi puna e policisë, ndryshe nga ajo ushtrisë ka të bëjë shumë me komunitetin. “Intervista e strukturuar, me qëllim për të vlerësuar logjikën, saktësinë dhe rrjedhshmërinë e të folurit, aftësinë e orientimit e të reagimit për situata të ndryshme, ndjeshmërinë njerëzore për problematikat sociale, kuptimin e rrezikut dhe si i ka përballuar ngarkesat psikologjike në çastet më të dhimbshme të jetës së tij apo në situata kritike, çfarë vlerëson pozitive në detyrën që kryen dhe cili është motivi që e nxit të pëlqejë pranimin në Policinë e Shtetit, njohuritë që ka për vështirësitë e punës në Polici dhe si i vlerëson ato në raport me mbijetesën në stërvitjet ushtarake, marrëdhëniet me familjen dhe shoqërinë, konceptimi i disiplinës, raporteve hierarkike dhe pasionit për detyrën që ka kryer, vizioni për të ardhmen”, thuhet në udhëzim.

Udhëzimi

1. Përzgjedhja e ushtarakëve të Forcave të Armatosura për pranim në strukturat e veçanta të Policisë së Shtetit do të bëhet në batalionin “Komando”, sikurse përcaktohet në nenin 5, të Marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Brendshme nr. 1657, datë 26.2.2019 dhe Ministrisë së Mbrojtjes nr. 1257, datë 26.2.2019 “Për pranimin e ushtarakëve të Forcave të Armatosura në Policinë e Shtetit, për vitin 2019”.

2. Kriteret e pranimit të ushtarakëve aktivë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, për plotësimin e nevojave të veçanta në Policinë e Shtetit, në rolin zbatues, janë ato të përcaktuara në nenin 38, pika 2, e ligjit nr.108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, i ndryshuar dhe të veçanta, sipas pikës 3, të këtij udhëzimi.

3. Kriteret e veçanta, janë:

a) të jetë i moshës deri 32 vjeç;

b) të ketë gjatësi trupore mbi 175 cm;

c) të ketë kualifikime e trajnime të posaçme që lidhen me funksionin;

d) të ketë vlerësime të nivelit shkëlqyer ose shumë mirë, për 2 vitet e fundit të shërbimit në Forcat e Armatosura.

4. Funksionet policore që do të plotësohen nga ushtarakët e përzgjedhur nga Forcat e Armatosura përcaktohen nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, mbi bazën e nevojave në strukturat e veçanta të Policisë së Shtetit.

5. Pranimi i ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, për plotësimin e nevojave të veçanta, në Policinë e Shtetit, realizohet nëpërmjet një procesi konkurrimi, i cili shpallet me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

6. Konkurrimi zhvillohet në dy faza:

a) verifikimi paraprak, i cili ka për qëllim të verifikojë nëse kandidatët plotësojnë kriteret e përgjithshme dhe ato të veçanta;

b) vlerësimi i kandidatëve.

7. Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, regjistron dhe verifikon paraprakisht kandidatët që përmbushin kriteret e përgjithshme dhe të veçanta.

8. Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:

a) vlerësimi i dokumentacionit të çdo kandidati, me qëllim vlerësimin e arsimimit, trajnimeve e kualifikimeve, arritjet konkrete dhe përvojën e Fletorja Zyrtare shërbimit në Forcat e Armatosura, si dhe vlerësimet individuale të punës;

b) intervista e strukturuar, me qëllim për të vlerësuar logjikën, saktësinë dhe rrjedhshmërinë e të folurit, aftësinë e orientimit e të reagimit për situata të ndryshme, ndjeshmërinë njerëzore për problematikat sociale, kuptimin e rrezikut dhe si i ka përballuar ngarkesat psikologjike në çastet më të dhimbshme të jetës së tij apo në situata kritike, çfarë vlerëson pozitive në detyrën që kryen dhe cili është motivi që e nxit të pëlqejë pranimin në Policinë e Shtetit, njohuritë që ka për vështirësitë e punës në Polici dhe si i vlerëson ato në raport me mbijetesën në stërvitjet ushtarake, marrëdhëniet me familjen dhe shoqërinë, konceptimi i disiplinës, raporteve hierarkike dhe pasionit për detyrën që ka kryer, vizioni për të ardhmen;

c) testimi i treguesve fizikë në forcë dhe rezistencë, përkatësisht me nga një ushtrim fizik, i cili i korrespondon programit të stërvitjes fizike në batalion “Komando”;

d) testimi i rezultatit të qitjes me pistoletë, në largësi të vogël dhe me shpejtësi. hërbimit në Forcat e Armatosura, si dhe vlerësimet individuale të punës;

b) intervista e strukturuar, me qëllim për të vlerësuar logjikën, saktësinë dhe rrjedhshmërinë e të folurit, aftësinë e orientimit e të reagimit për situata të ndryshme, ndjeshmërinë njerëzore për problematikat sociale, kuptimin e rrezikut dhe si i ka përballuar ngarkesat psikologjike në çastet më të dhimbshme të jetës së tij apo në situata kritike, çfarë vlerëson pozitive në detyrën që kryen dhe cili është motivi që e nxit të pëlqejë pranimin në Policinë e Shtetit, njohuritë që ka për vështirësitë e punës në Polici dhe si i vlerëson ato në raport me mbijetesën në stërvitjet ushtarake, marrëdhëniet me familjen dhe shoqërinë, konceptimi i disiplinës, raporteve hierarkike dhe pasionit për detyrën që ka kryer, vizioni për të ardhmen;

c) testimi i treguesve fizikë në forcë dhe rezistencë, përkatësisht me nga një ushtrim fizik, i cili i korrespondon programit të stërvitjes fizike në batalion “Komando”;

d) testimi i rezultatit të qitjes me pistoletë, në largësi të vogël dhe me shpejtësi.

9. Për vlerësimin e kandidatëve krijohet Komisioni Vlerësimit, i përbërë nga 5 (pesë) anëtarë, si më poshtë:

a) Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit: kryetar;

b) Drejtori i Burimeve Njerëzore: zëvendëskryetar;

c) Drejtuesi i strukturës ku është funksioni: anëtar;

d) 2 specialistë/ekspertë të fushës së shërbimit: anëtarë.

10. Hartimi i pyetjeve të intervistës me gojë, formulari i pyetjeve për intervistën dhe formulari i vlerësimit për çdo aplikant, bëhen nga një komision i veçantë, me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shteti.

11. Vlerësimi bëhet me notë/pikë, individualisht nga secili anëtar i komisionit të vlerësimit, ndërsa në fletën e rezultateve shënohet mesatarja e vlerësimeve. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve, sipas kërkesave të pikës 9, të këtij udhëzimi, përllogaritet mbi bazën e mesatares së renditjes së kandidatëve në secilën disiplinë vlerësuese. Nëse për disiplina të ndryshme të testimit fizik dhe në qitje ka kandidatë me vlerësim të barabartë, renditja e fituesve bëhet duke gjykuar mbi teknikën e realizimit të ushtrimeve.

12. Në përfundim të procedurave të verifikimit dhe të vlerësimit, kandidatët renditen në listën përfundimtare, duke filluar nga kandidati me rezultatin më të lartë, e cila i paraqitet drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

13. Për çdo kandidat administrohen formularët e vlerësimit të nënshkruar nga të gjithë anëtarët e komisionit.

14. Kandidati, i cili shpallet fitues dhe vlerësohet “i përshtatshëm për t’u pranuar në polici”, i nënshtrohet verifikimit përfundimtar, për të dokumentuar faktin që ai, ose pjesëtarë të familjes së tij, nuk janë të implikuar në veprimtari kriminale. Në rast se ai, apo ndonjëri prej familjarëve, rezultojnë të implikuar kandidati hiqet nga lista, ndërsa procesit të verifikimit përfundimtar i nënshtrohet kandidati i radhës, i renditur në listën e rezultateve, sipas rendit zbritës.

15. Numri i aplikantëve fitues është i barabartë me numrin e funksioneve të lira, sipas kuotës së parashikuar në Marrëveshjen “Për pranimin e ushtarakëve të Forcave të Armatosura në Policinë e Shtetit, për vitin 2019”, të shpallura për konkurrim, në fillim të procesit.

16. Në përfundim të procesit të verifikimit përfundimtar të kandidatit, bazuar në relacionin e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit nxjerr urdhrin për pranimin në Policinë e Shtetit, emërimin në detyrë dhe dhënien e gradës policore në përputhje me vendimin nr. 79, datë 20.2.2019, të Këshillit të Ministrave “Për ekuivalentimin e gradave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë me gradat e Policisë së Shtetit” dhe funksionit ku emërohet.

17. Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për zbatimin e këtij udhëzimi. Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tani: 28/02/2019 08:53

    Ore a jeni ne vete, keni gjithe ata djem te arsimuar edhe jashte shtetit po deshet qe i keni larguar me.motivacionin per mungese funksioni organik dhe merrni ushtare ne pune. O shqiperi te kam dhjere ste kuptova asnjeher eksperimente eksperimente eksperimente

    Përgjigju
    • pjeter: 28/02/2019 21:20

      Nje pjese e mire e forcave te policise amerikane vijne nga ushtria.Policise se shtetit nuk i duhen vetem ata qe kane universitete, por edhe njeres te pergatitur ushtarakisht.

    • Azgani: 28/02/2019 13:17

      Po e bejne qe te pergatiten per nje mosbindje civile. Ai vete ka qene ushtarak dhe e di mire qe per nje ushtarak "urdheri zbatohet, nuk diskutohet". Policet kurre sdo i qendrojne besnike...

    • Sadik: 28/02/2019 12:54

      Formimi ushtarak sipas modelit te NATOs eshte me i vyer ne krahasim me teorirat superlative qe diskutohen ne bankat e universitetit per rolin e policit. Krimi luftohet me plumba jo me teori humaniste.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë