Sot në ambjentet e hotel “Rogner” në Tiranë, është sigluar akordi i binjakëzimit mes Akademisë së Udinese Calcio dhe Akademia Internacional Tirana, që ndodhet në Pezë Helmes dhe ku ka ndërtuar një kompleks me disa terrene sportive dhe fusha të standarteve europiane.
Përfaqësuesi i Udinese Academy, që është edhe drejtori i përgjithshëm, ish-futbollisti Masimiliano Ferrinjo, ka parashtruar projektin disavjeçar, por edhe rrugëtimin që do të ndiqet dhe se si do të proçedohet. i pranishëm edhe presidenti i Akademia Internacional Tirana, zoti Ervin Canollari, i cili pasi falënderoi mediat për pjesmarrjen, u shpreh i kënaqur: “Eshtë një akord i rëndësishëm dhe që na hap dyer të reja drejt Europës.
Janë bërë investime dhe do të vazhdohen të bëhen”. Edhe drejtori i përgjithsëm i Udinese Academy, Ferrinjo, u shpreh: “Bashkëpunimi ynë do të jetë ekskluzivisht me Akademia Internacional Tirana që do të jetë pika jonë e referimit në Shqipëri.
Duam që ky binjakëzim të na japë mundësi në të ardhmen që të kultivojmë lojtarë të talentuar, por edhe trajnerë, apo përgatitës të aftë. Kemi qenë disa herë në Tiranë dhe kemi parë kompleksin, që përmbush të gjitha kushtet e bashkëpunimit”. Në fund të qershorit (29) dhe deri në 3 korrik do të zhvillohet një fazë selektive dhe ku do te vijnë edhe trajnerë të moshave të Udinezes.
Redaksia Online/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com