Sabien Lilaj ishte autori i dy golave për Skënderbeun përballë portugezëve. Pas ndeshjes mesfushori i u shpreh i kënaqur me pikët e para, por edhe në aspektin personal.
 
“Ishte një ndeshje e fortë, pavarësisht rezultatit. Jam i kënaqur që fituam përballë një kundërshtari si Sportingu, që na dhanë 3 pikët e para në Europa League.Por edhe personalisht për dy golat”tha ai.
 
 Fitorja ndaj Sportingut nuk ka vetëm vlerën historike të 3 pikëve në Europë, pasi korçarët fitojnë 360 mijë Euro nga UEFA, nga të cilat 30 mln Lekë presidenti Takaj i kishte vendosur për ‘kokën’ e Sportingut.
 
Ndërsa ndryshe nga ndeshjet e tjera që ka zhvilluar këtë edicion në Europë përballë Sportingut në Elbasan kishin udhëtuar një numër i vogël tifozësh. 



d.b/shqiptarja.com