UEFA Champions League
ndryshon sërisht format

UEFA Champions League<br />ndryshon sërisht format
Ndryshimet e reja në Ligën e Kampioneve që u menduan për sezonet në vazhdim janë vënë në pikëpyetje.

Sipas ndryshimeve të propozuara në 26 gusht të këtij viti, kompeticionet e ardhshme konsistojnë në pjesëmarrje me nga katër ekipe të kampionateve më të forta në kontinent.

Kjo, për shkak të “meritës historike” që këto kampionate kanë patur ndër dekada, duke qënë dhe më të suksesshmet sa i përket numrit të trofeve të fituar.

Komisioni i UEFA-s do të mblidhet javën e ardhshme për të diskutuar mbi ndryshimet që do të konfirmohen apo lënien e rregullores ashtu siç është të evenimentit më të rëndësishëm Europian në rang klubesh.

Vendimi për të konsultuar edhe një herë rregulloren ka ardhur si pasojë e presionit të bërë nga federatat më të vogla të cilat ndihen të rrezikuara nga ndryshimet për shkak të numrit, tashmë, të limituar të vendeve për klubet e tyre.

Ajo që do të humbasë më shumë nëse ndryshimet nuk aprovohen do të jetë Seria A Italiane e cila vitet e fundit ka pësuar rënie dhe do të privohet të rikthehet në pjesëmarrje me katër klube në Ligën e Kampionëve.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve