Dënimi i Skënderbeut nga UEFA, FSHF: Lajm i keq, por mund të apelohet!

Dënimi i Skënderbeut nga UEFA, FSHF: Lajm i keq, por mund të apelohet!

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar pas vendimit të UEFA-s për të përjashtuar me 10 vite Skënderbeun nga Europa, ndërsa e gjobiti edhe me një milion euro. FSHF deklaron se është njoftuar sot nga UEFA për dënimin e Skënderbeut, ndërsa e konsideron një lajm të keq për futbollin shqiptar. Qeveria e futbollit shqiptar, e drejtuar nga Duka, shton më tej se megjithëse ky nuk është një vendim përfundimtar, mbështet çdo vendim që i shërben integritetit të lojës dhe Fair-Play-t. Duka është aksioner te një nga kompanitë që sponsorizojnë Skënderbeun.

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije opinionin publik se UEFA ka vënë në dijeni sot FSHF për vendimin e marrë nga ana e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës pranë saj, për çështjen “Skënderbeu”.

Sipas vendimit të marrë, ky Komision ka dënuar skuadrën e KF Skënderbeu me 10 vjet mospjesëmarrje në kompeticionet europiane të futbollit, shoqëruar me një sanksionin financiar prej 1 mln euro.

Ky vendim është i apelueshëm. FSHF e konsideron këtë një lajm të keq për futbollin shqiptar, megjithëse ky nuk është një vendim përfundimtar, pasi do të kalojë edhe në shkallë të tjera të gjykimit. FSHF mbështet çdo vendim që i shërben integritetit të lojës dhe Fair-Play-t!

Deklarata e FSHF per denimin e Skenderbeut

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA vendosi që të pranojë kërkesën e inspektorëve për të dënuar ekipin e Skënderbeut me 10 vite përjashtim nga kompeticionet dhe me një milion euro gjobë, pasi akuzohet për fiksimin e mbi 50 ndeshjeve.  Sipas UEFA-s drejtuesit dhe lojtarët e klubit korçar kanë trukuar ndeshje në Superligën Shqiptare, Champions League dhe ndeshje miqësore.

 


Lajmi kryesor:

Trukimet e ndeshjeve, UEFA 'djeg' Skënderbeun, FSHF i del në mbrojtje


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion