UEFA emëron Armand Dukën
n/kryetar të Komisionit të Investimeve

UEFA emëron Armand Dukën<br />n/kryetar të Komisionit të Investimeve
Duke filluar nga data 1 Korrik 2017, Presidenti i FSHF-së Armand Duka do të jetë me një pozicion të ri, në Komisionet e organizmit të futbollit europian, me detyrën e nën/kryetarit të Komitetit “Hattrick” në UEFA.
 
Komiteti i “Hattrick”, është Komiteti me buxhetin më të lartë në UEFA, duke evidentuar këtu edhe faktin që ky organ merret me projektet më madhore që kanë federatat kombëtare të të gjitha vendeve në Europë, si dhe është një formë investimi i projekteve që UEFA ka krijuar që nga viti 2004 për të gjitha vendet anëtare.
 
FSHF në njoftimin e saj për mediat deklaron se “Ky vlerësim vjen pas jo pak vitesh eksperiencë në poste të tilla të vetë kreut të FSHF-së, si zv/Kryetar i Parë i Komiteteve ndër më të rëndësishmit të UEFA-s, Komiteti i Federatave Kombëtare, por edhe te Komiteti i Kompeticioneve të Ekipeve Kombëtare, në të cilat Presidenti Armand Duka ka qenë pjesë e tyre, dhe ku ndër vendimet kryesore që janë marrë ndër vite, spikat edhe vendimmarrja për zgjerimin e formatit të  Europianit, me 24 skuadra, apo edhe krijimi i eventit që nis shumë shpejt mes skuadrave përfaqësuese, siç është “Nations League”, apo Kupa e Kombeve”.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën