Uefa hedh 'knockout' Patrice
Evran/ Video

Uefa hedh 'knockout' Patrice<br />Evran/ Video<br>
Patrice Evra ka zgjidhur kontratën me Marsejë pas incidentin me tifozin e tyre në ndeshjen për Europa League me Guimares në Portugali.

Përveç përjashtimit dhe gjobës prej 10 mijë euro nga Marsejë, Evra ka marrë edhe goditjen finale nga Uefa.

Uefa e ka dënuar anësorin francez që të mos marrë pjesë në asnjë kompeticion europian deri në qershor të 2018.

Ish-lojtari i Monaco, Manchester United dhe Juventus goditi me shqelm në kokë një tifoz në ndeshjen për fazen e grupeve në EL. Ngjarja filloi me fyerjet e tiozëve ndaj lojtarëve të tyre, më konkretisht ndaj Evra, i cili u afrua të fliste me tifozët para fillimit të ndeshjes me Victoria Guimares dhe në bisedë e sipër e goditi me shqelm në kokë tifozin e Marsejë.

Evra u përjashtua nga ajo ndeshje akoma pa filluar loja, ndërsa dënimet për të vijuan më tej nga klubi dhe së fundi nga Uefa.

Pritet që Evra të vijojë karrierën në kampionatin amerikan (MLS) ose në Kinë.
 

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

 

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!