UEFA ka hedhur shortin për turin e parë kualifikues të Champions League. Tirana do të jetë përballë Diddeleng, kampionia e Luksemburgut. Shkupi do të luajë me Lincoln Red IMPS dhe Ballkani, kampioni i Kosovës do të luajë përballë Zalgiris.
Ndeshjet fillojnë në javën e parë të muajit korrik.
Turi i parë kualifikues i Champions League është në 6-7 korrik, ndërsa ndeshjet e kthimit janë një javë më pas. Ceremonia e shortit të raundit të parë kualifikues u hodh në Shtëpinë e Futbollit Evropian në Nyon, Zvicër.
Përballja e ekipeve sipas shorteut
FC Pjunik-CFR ClujNK Maribor-FC Shakhtor SoligorskPFC Ludogorets- FK SutjeskaF91 Diddeleng- KF TiranaFC Tobol Kostanay- Ferencvarosi TCMalmo FF -Fitues raundi paraeliminatorBallkani-FK Zalgiris VilniusHJK Helsinki-RFSFK Bodo/Glimt-Ki KlaksvikNew Saints FC- Linfield FCShamrock Rovers FC – Hibernians FCKKS Lech Poznan – Qarabag FKFC Shkupi – Lincoln Red IMPS FCHSK Zrinjski – FC Sheriff TiraspolSK Slovan Bratislava – FC Dinamo Batumi

Me fat ka rezultuar shorti për Tiranën, por edhe ekipet e tjera shqiptare që marrin pjesë në kupat e Europës. Kampionët e Shqipërisë në turin e parë kualifikues të Champions League do përballen me kampionët e Luksenburgut, Dudelange.
“Mendoj se është i favorshëm për ne. për mua s’ka skuadra të lehta, por ka punë. Shpresojmë që në të ardhmen të bëjmë pak merkato nëse kemi fat pasi nuk është e lehtë,”-u shpreh Refik Halili, president i Tiranës:
Komente







